• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për nesër ricaktohet betimi i Kocevskit dhe seanca e Komisionit për Transport dhe Lidhje

Për nesër ricaktohet betimi i Kocevskit dhe seanca e Komisionit për Transport dhe Lidhje

Shkup, 14 shkurt 2024 (MIA) - Deklarata solemne e prokurorit të ri publik të shtetit, Lupço Kocevski, para kryetarit të Kuvendit Jovan Mitreski, në vend se sot do të mbahet nesër, për kur edhe është shtyrë seanca e Komisionit për transport, lidhje dhe ekologji.

Kuvendi dje njëzëri me 62 vota "pro"  e zgjodhi Kocevskin për prokuror të ri publik të shtetit.

Kocevski është propozuar si kandidat i vetëm për prokuror të ri publik të shtetit pasi prokurorja Lidija Raiçeviq nuk ka marrë mendim pozitiv nga Këshilli i prokurorëve publikë, ndërsa për prokuroren Fatime Fetai Këshilli Gjyqësor nuk ka diskutuar për shkak të dokumentacionit jo të plotë të dorëzuar.

Kocevski është avokat i mëparshëm, i cili në vitin 2008 u zgjodh prokuror i lartë publik në Gostivar. Nga janari i vitit 2022 është zgjedhur prokuror publik në Prokurorinë republikane publike, mes dhjetëra prokurorëve në këtë institucion. Ai ishte pjesë edhe e Këshillit drejtues të Akademisë për gjykatës dhe prokurorë, por edhe anëtar i komisionit disiplinor në Prokurorinë publike.

Prokurori i mëparshëm shtetëror, Lubomir Joveski ishte emëruar më 25 dhjetor 2027, ndërsa e trashëgoi Marko Zvërlevskin, i cili u shkarkua në gusht të atij viti.

Komisioni për Transport, Lidhje dhe Ekologji, në anën tjetër, duhet të diskutojë për Propozim-amandamentet e Ligjit për Urbanizëm, me procedurë të shkurtuar.

Siç thuhet në sqarimin e publikuar në faqen e Kuvendit, qëllimi i propozim amendamenteve të propozuar është që të përshtaten dispozitat për planifikim urbanistik në lidhje me posedimin e tokës bujqësore nga klasa I deri në të IV kadastrale, në përputhje me Ligjin për Prokurimin Publik dhe zgjatjen e afatit për miratimin e planeve urbanistike të iniciuara me ligje të tjera.

"Me këtë propozim ligji do të rafinohen dispozitat për planifikim urbanistik në lidhje me posedimin e tokës bujqësore nga klasa I deri në të IV kadastrale dhe do të harmonizohen me Ligjin për tokën bujqësore, i cili po ashtu është në proces ndryshimi në lidhje me këto dispozita lidhur me posedimin e tokës bujqësore nga klasa I deri në të  IV kadastrale", thuhet në Propozim ligjin.

Siç theksohet në sqarim, do të plotësohet edhe dispozita për dorëzimin e të dhënave dhe informacioneve në kompetencë të Ministrisë së Mjedisit Jetësor dhe Planifikimit Hapësinor, të cilat janë të nevojshme për zhvillimin e planeve urbanistike, gjegjësisht projekteve, dhe që rrjedhin nga zonat ekzistuese dhe të propozuara për mbrojtjen dhe zonat e trashëgimisë botërore.

"Po ashtu, zgjedhja e kontraktorit për punët urbanistike të kryera nga persona juridikë me licencë për hartimin e planeve urbanistike, për planet dhe projektet e financuara me mjete nga buxheti i komunës, komuna së qytetit të Shkupit dhe qyteti i Shkupit do të zbatohet në mënyrë dhe procedurë në përputhje me Ligjin për Prokurim Publik", thuhet në arsyetimin e Propozim-ligjit.

Foto: Arkivi i MIA-s

QËNDRONI TË LIDHUR