Për mbrojtjen e mjedisit jetësor gjatë vitit të kaluar janë shpenzuar 8.875.771 mijë denarë
- Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e kostos së mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjatë vitit 2023, është 8 875 771 mijë denarë.
Shkup, 12 shtator 2024 (MIA) - Sipas të dhënave të Entit Shtetëror të Statistikës, vlera e kostos së mbrojtjes së mjedisit jetësor, gjatë vitit 2023, është 8 875 771 mijë denarë.
Në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, sipas dedikimit ekologjik, pjesëmarrja më e madhe është te shpenzimet për menaxhim me ujërat e zeza (35.01 %), pastaj menaxhimi me mbeturina (28.31 %) dhe shpenzimet për sistemi qarkullues për furnizim me ujë (20.93 %).
Shpenzimet për mbrojtjen e mjedisit jetësor përbëhen nga dy komponente: investimi në mjetet dhe mirëmbajtja e mjeteve për mbrojtjen e mjedisit jetësor. Pjesëmarrja e investimeve në shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor është 62.23 %, ndërsa pjesëmarrja e kostove të mirëmbajtjes në koston totale të mbrojtjes së mjedisit është 37.77 %.
Nga shpenzimet e përgjithshme për mbrojtjen e mjedisit jetësor, më shumë shpenzime janë bërë në industri dhe te prodhuesit e specializuar, me 4 381 994 denarë, respektivisht 49.37 %.
Nga shpenzimet e bëra për mbrojtjen e mjedisit jetësor në industri dhe prodhues të specializuar, 32.82 % janë të dedikuara për investime, ndërsa 67.18 % për mirëmbajtjen e mjeteve.
Nga pagesat dhe kompensimet për shërbimet e ofruara për mbrojtjen e mjedisit jetësor, me pjesëmarrje më të madhe llogaritet kompesimet e paguara për trajtimin me mbeturina me 88.47 %.
Foto: Arkivi i MIA-s