Për manifestimin në Krushevë më 1 dhe 2 gusht të përdoren akset rrugore Prilep-Manastir nëpër rrugën rajonale P1305 deri te rrethrrotullimi Sladuevë, për shkak të sanimit të rrugës rajonale Р-1306
- Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e shënimit të festës shtetërore 2 Gushti, e cila tradicionalisht shënohet në Krushevë informon se për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore për sanimin e rrugës rajonale P-1306, aksi rrugor: Prilep-Krushevë, i njejti është mbyllur për komunikacion në pjesën nga fshati Konjare e Epërme deri në fshatin Krivogishtan.
- Post By Sara Ademi
- 07:50, 1 gusht, 2024

Shkup, 1 gusht 2024 (MIA) - Ministria e Punëve të Brendshme me rastin e shënimit të festës shtetërore 2 Gushti, e cila tradicionalisht shënohet në Krushevë informon se për shkak të kryerjes së aktiviteteve ndërtimore për sanimin e rrugës rajonale P-1306, aksi rrugor: Prilep-Krushevë, i njejti është mbyllur për komunikacion në pjesën nga fshati Konjare e Epërme deri në fshatin Krivogishtan.
Për mbërritje në manifestimin në Krushevë më 1 dhe 2 gusht duhet të përdoren akset rrugore: Prilep-Manastir - nëpërmjet rrugës rajonale Р1305 deri në Demir Hisar drejt Krushevës, dhe Kërçovë nëpërmjet rrugës rajonale Р1305 deri te rrethrrotullimi Slladuevë (Demir Hisar) nëpërmjet rrugës rajonale Р1306 deri në Krushevë. sa/
Foto: Arkivi i MIA-s