• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për interpelancën e Joveskit do të diskutohet në mbledhjen e parë të ardhshme të Kuvendit

Për interpelancën e Joveskit do të diskutohet në mbledhjen e parë të ardhshme të Kuvendit

Shkup, 4 tetor 2023 (MIA) - Në mbledhjen e parë të ardhshme plenare do të vendoset në rend dite interpelanca për prokurorin publik Ljubomir Joveski parashtruar nga deputetët e Besës, Lëvizjes demokratike dhe Alternativës.

"Nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit, Talat Xhaferi informojnë se përgjigja e Joveskit ka arritur në shtëpinë ligjvënëse në afatin e dhënë në Rregullore përkatësisht dje pasdite me postë, kështu që ai sot iu distribuohet deputetëve, ndërsa interpelanca do të gjendet në rend dite në mbledhjen e parë të ardhshme.

"Përgjigja nga ana e prokurorit publik është parashtruar me kohë. Dhe për momentin shërbimi po punon në të, dhe për kohë të shkurtë do ta kenë të gjithë deputetët. Sipas neneve të cekura nga Rregullorja, inteerpelanca do të jetë në mblehdjen e parë të ardhshme këtë javë. Kryetari i Kuvendit i respekton të gjitha afatet dhe vepron sipas Rregullores", informojnë nga Kabineti i kryetarit të Kuvendit.

Prokuori publik, siç theksojnë, e ka pranuar interpelancën më 18 shtator. Duhet të parashtrohet prëgjigje në afat prej 15 ditëve prej ditës së prnaimit, përkatësisht deri më 2 tetor.

Në bazë të neneve 46 dhe 47 të Rregullores, prokurori publik ka të drejtë të parashtrojë përgjigje me shkrim më së voni në afat prej 15 ditëve nga dita e pranimit të interpelancës, përkatësisht deri më 02.10.2023. Nëse Prokurori publik parashtron përgjigje, interpelanca vendoset në rend dite të mbëedhjes së Kuvendit pas skadimit të 15 ditëve nga përgjigja e marrë. Nëse Prokurori publik nuk parashtron përgjigje deri më 02.10.2023, interpelanca vendoset në rend dite në mbledhjen e aprë të ardhshme të Kuvendit, më saktë pas 02.10.2023.

Deputetët nga partitë opozitare shqiptare të cilët e parashtruan interpelancën, sot në konferencë për shtyp akuzuan se kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi nuk e ka vendosur në afatin e paraparë pikë për interpelancë të Joveskit.

"Dyshimi ynë i bazuar është se ai ka pasur rol në kahëzimin tjetër të procesit gjyqësor që zhvillohej lidhur me zjarrin në spitalin modular në Tetovë, me ç'rast jetën e humbën 14 pacientë", thanë përfaqësuesit e Alternativës, Besës dhe Lëvizjes dmeokratike. ab/

Foto: МIА Arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR