• e martë, 24 dhjetor 2024

Për herë të parë zbatohet Programi për trajtim rehabilitues të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik

Për herë të parë zbatohet Programi për trajtim rehabilitues të fëmijëve me çrregullime të spektrit autik

Shkup, 25 mars 2024 (MIA) - Zëvendësministrja e Shëndetësisë, Maja Manoleva, sot ishte për vizitë në Qendrën për Rehabilitim të Patologjisë së Komunikimit Verbal - Shkup, ku për herë të parë ishte zbatuar Programi për trajtim rehabilitues të fëmijëve me çrregullime nga spektri autik, mosfunksionime shqisore dhe çrregullime të tjera të kombinuara zhvillimore.

Me këtë, siç bëri të ditur Ministria e Shëndetësisë, për herë të parë në shtet filloi trajtimi i strukturuar shumëdisiplinar i fëmijëve me çrregullime nga spektri autik. 

"Siç më informoi drejtoresha Silvana Filipova, janë përmirësuar kushtet me dhoma të pajisura senzore, dhomë snuzlend, kabinet për terapi VAT, kabinet për terapi ART, ndërsa gjithashtu janë pajisur edhe katër kabinete logopedike për zbatimin e këtij programi, që njëherësh përfaqësoi edhe qasje të parë të organizuar shumëdisiplinare në trajtimin e fëmijëve me çrregullime të spektrit autik në shtet", bëhet e ditur në deklaratën me shkrim të Manolevës.

Siç sqarojnë nga MSH, Qendra punon edhe sipas programit për intervenim të hershëm të fëmijëve me çrregullime zhvillimore deri tre vjet, ku është realizuar edukim për zbatim të „Hanen program - It takes two to talk“ për prindërit e fëmijëve me vonesa në zhvillimin gjuhësor folës. Për këtë qëllim, shtojnë nga Ministria, është pajisur kabineti për intervenim të hershëm, i strukturuar për zbatim të trajtimit individual, grupor dhe këshilldhënës, që mund ta ndjekin prindërit pa e prishur trajtimin rehabilitues.

"Ministria e Shëndetësisë, gjatë viteve të kaluara, dukshëm investon në furnizim të pajisjes për institucionet shëndetësore, konkretisht për këtë qendër është furnizuar softuer për zbatimin e trajtimit EEG neurofidbeg me çka përmirësohet funksionimi i institucionit. Me donacion të Ministrisë, për momentin po rinovohet edhe kabineti i audiometrisë", shkruan në deklaratën e Manolevës. fc/

Fotografia: Ministria e Shëndetësisë

QËNDRONI TË LIDHUR