• e hënë, 23 dhjetor 2024

Për herë të parë në historinë e Kopa Amerika do të gjykojnë gra

Për herë të parë në historinë e Kopa Amerika do të gjykojnë gra

Rio de Zhaneiro, 25 maj 2024 (MIA) - Edicioni i ardhshëm i Kopa Amerika do të jetë i pari në histori në të cilin do të përfshihen edhe gjyqtare, njoftoi organi i futbollit të Amerikës Jugore (KONMEBOL).

Në Kopa Amerika, që do të mbahet nga 20 qershori deri më 14 korrik në SHBA, gjyqtaret kryesore do të jenë Edina Alvesh nga Brazili dhe Maria Viktoria Penso nga SHBA-ja. Me ato do të jetë edhe Tatjana Guzman nga Nikaragua, si gjyqatare VAR.

Si asistente do t'i bashkohen brazilianja Neuza Bek, kolumbianja Meri Blanko, venezuelianja Migdalia Rodriguz dhe amerikanet Bruk Majo dhe Ketrin Nesbit.

"Ky është detyrim i rëndësishëm i marrë nga KONMEBOL në vitin 2016. Qëllimi është zhvillimi dhe profesionalizimi i më shumë grave në teren dhe jashtë tij, si dhe promovimi i barazisë gjinore në turne të ndryshme", njoftoi KONMEBOL.

Në vitin 2021, Alvesh u bë gruaja e parë e cila gjykonte në një turne të FIFA-s në konkurrencën e seniorëve, në Kampionatin Botëror të Klubeve, përderisa Bek dhe Nesbit gjykonin ndeshje në Kampionatin Botëror në Katar në vitin 2022. 

Penso, Majo dhe Nesbit janë zgjedhur që të gjykojnë në Turneun Olimpik të Futbollit këtë verë në Paris. fc/

Fotografia: Fejsbuk

QËNDRONI TË LIDHUR