• e diel, 22 dhjetor 2024

Për Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme lidhja me Zonën e vetme evropiane për pagesa (SEPA)

Për Ballkanin Perëndimor është e rëndësishme lidhja me Zonën e vetme evropiane për pagesa (SEPA)

 

Shkup, 30 qershor 2023 (MIA) - Është thelbësore për rajonin e Ballkanit Perëndimor lidhja e infrastrukturës së pagesave me ato brenda Zonës së vetme evropiane për pagesa (SEPA) është një nga mesazhet kryesore nga dita e parë e Konferencës së 15-të për pagesat dhe infrastrukturën e tregut e cila në ogranizim të Bankës Popullore dhe Bankës Qendrore të Holandës mbahet në Ohër.

Përmes pranimit të parimeve dhe standardeve të SEPA-s, siç tregohet, do të përmirësohet efikasitet te pagesat, do të ulen kostot dhe do të lehtësohet tregtia dhe investimet brenda dhe jashtë kufijve tanë.

Në panel-diskutimin e parë, përfaqësues nga bankat qendrore të Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kosovës, Malit të Zi dhe Bankës  Popullore diskutuan për sfidat e përmbushjes së kërkesave për anëtarësim në SEPA.

Përfaqësuesja e Këshillit evropian për pagesa (ESP), Silvia di Lillo, theksoi përfitimet e anëtarësimit në SEPA në drejtim të inkurajimit të dixgjitalizimit dhe modernizimit të pagesave në favor të përfshirjes financiare. Gjithashtu u theksua se është një proces i gjatë që kërkon përpjekje të mëdha politike, biznesore dhe rregullatore, por për të cilin vendet e rajonit kanë mbështetjen e KEP-it.

2Panelistët në prezantimet e tyre konfirmuan përfitimet e shumta që do të rezultonin nga bashkëpunimi në rajon dhe anëtarësimi në SEPA, duke vënë në dukje se ata janë të përkushtuar fuqishëm për modernizimin e pagesave në Ballkanin Perëndimor për të përshpejtuar anëtarësimin në SEPA dhe Sistemin për pagesa instant ̶ Target . Në panel-diskutimin e dytë, duke parë përvojat e vendeve që kanë aderuar në SEPA, si Rumania, dhe vendeve që kanë aplikuar për anëtarësim, si Gjeorgjia, u theksua se ky është një proces afatgjatë në të cilin të gjithë palët e interesuara duhet të të përfshihen", kumtoi sot Banka Popullore.

Gjatë konferencës u diskutua edhe roli i sistemeve për pagesa më të mëdha dhe pagesa të menjëhershme të menaxhuara nga Eurosistemi si një katalizator për inovacionin në sistemet e pagesave. Në temën e valutave digjitale të bankave qendrore, u theksua se interesimi i lartë për to është një tregues i mirë se shumë shpejt këto monedha do të bëhen pjesë e përditshmërisë së njerëzve.

Konferenca vazhdon edhe sot, ndërsa diskutimet janë fokusuar në bankingun e hapur dhe në Iniciativën Evropiane për pagesat. ls/

Foto: Banka popullore

 

QËNDRONI TË LIDHUR