• e martë, 24 dhjetor 2024

Për 35 për qind ulet çmimi i energjisë ngrohëse të harxhuar për shfrytëzuesit afarist në qytetin e Shkupit

Për 35 për qind ulet çmimi i energjisë ngrohëse të harxhuar për shfrytëzuesit afarist në qytetin e Shkupit

Shkup, 29 shkurt 2024 (MIA) - Komisioni Rregullator për Energjetikë, Shërbime të Ujit dhe Shërbime për Menaxhim me Mbetjet Komunale (KRRE) për 35 për qind e ka ulur çmimin e ngrohjes qendrore për të gjithë shfrytëzuesit afarist në Qytetin e Shkupit. Vendimi për uljen e çmimit, siç tha kryetari i KRRE-së, Marko Bislimovski në konferencën e sotme për shtyp, bazohet në uljen e çmimit të gazit natyror në bursat botërore. 

"Rezultatet treguan se në periudhën e fundit çmimi i gazit natyror në bursë është më i ulët se sa ishte parashikuar, me të cilën plotësohen kushtet për të marrë një vendim të favorshëm për kategorinë e shfrytëzuesve tjerë, të cilët, sërish, në periudhën turbulente të krizës energjetike e ndërmorën ngarkesën dhe morën fatura reale për dallim nga amvisëritë, të cilët gjatë gjithë kësaj periudhe të kaluar të krizës energjetike merrnin fatura me subvencione. Besoj se me këtë do të mundësojmë edhe trend të rritjes të numrit të konsumatorëve të rinj të cilët janë nga kategoritë para se gjithash të shfrytëzuesve afarist", tha Bislimovski.

Me vendimin e ri, siç tha, do të ulen faturat e muajit shkurt për energjinë ngrohëse për shkollat, shfrytëzuesit afarist, institucionet publike me çka fatura më të ulëta për ngrohje qendrore do të marrin rreth 1.200 konsumatorë të përfshirë në ngrohjen qendrore të qytetit të EMV furnizim, EMV Energjetikë dhe Shkup Veri.

Регулаторната комисија за енергетика, водни услуги и услуги за управување со комунален отпад (РКЕ) за 35 отсто ја намали цената на парното греење за сите деловни корисници во Град Скопје. Одл

Tani për tani, siç theksoi ai, nuk do të ulen faturat për energjinë ngrohëse të harxhuar te amvisëritë sepse janë të subvencionuar nga ana e Qeverisë me 20-të për qind, EMV, shtoi se tashmë i ka marrë subvencionet për amvisëritë deri në fund të sezonit të ngrohjes.

"Çmimi për amvisëritë aktualisht është 75 për qind më i ulët se çmimi për shfrytëzuesit afarist. Më parë, kjo diferencë ishte rreth 2.7 herë. Jemi duke monitoruar situatën në tregun e gazit natyror dhe nëse plotësohen kushtet, absolutisht do t'i afrohemi marrjes së një vendimi të ri për çmimin e amvisërive. Subvencionet janë siguruar, janë transferuar në llogarinë e EMV-së dhe të gjitha faturat do të subvencionohen deri në fund të sezonit të ngrohjes", tha Bislimoski në pyetjen se a mund të pritet të ulen edhe faturat e amvisërive.

Ai theksoi se KRRE, nuk dëshiron të ndikojë në asnjë mënyrë në ngjarjet e skenës politike që do të ndodhin në periudhën e ardhshme.

"Nuk duam të keqkuptohemi. Ne e bëjmë këtë për të ndihmuar komunat, institucionet shtetërore dhe shfrytëzuesit afarist që të ulin kostot e tyre për energjinë ngrohëse, sepse në realitet ato kanë bartur barrën më të madhe gjatë krizës energjetike dhe në një farë mënyre ata me çmimin më të lartë që kanë nga amvisëritë, kanë subvencionuar  çmimet stabile të energjisë ngrohëse në qytetin e Shkupit", theksoi Bislimoski.

Sipas të dhënave të KRRE-së, gjithsej 65.000 konsumatorë furnizohen me energji ngrohëse në qytetin e Shkupit, ndërsa vetëm nga fillimi i sezonit të ngrohjes deri tani janë lidhur rreth 1.000 shfrytëzues të rinj. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR