Ostin: Nuk ka dyshim - Ukraina do të hyjë në NATO pas përfundimit të luftës
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin, sot deklaroi se "nuk ka dyshim" se Ukraina do të hyjë në NATO pas përfundimit të luftës me Rusinë.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 18:26, 13 korrik, 2023
Uillnus, 13 korrik 2023 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Lojd Ostin, sot deklaroi se "nuk ka dyshim" se Ukraina do të hyjë në NATO pas përfundimit të luftës me Rusinë.
"Nuk kam asnjë dyshim se kjo do të ndodhë dhe kemi dëgjuar pothuajse të gjitha vendet në sallë e thonë të njëjtën", tha Ostini në një intervistë me Si-En-En-in pas samitit dyditor të NATO-s në Uillnus, ku dominoi pyetja se kur Kievi do të hyjë në Aleancë.
Sipas tij, nevojitet të përmirësohen edhe çështje të tjera, siç janë reformat në gjyqësor dhe standardet demokratike.
Në pyetjen sa afër është Ukraina me përmbushjen e standardeve të NATO-s, Ostini shkurt tha "ende ka punë".
“Sa i përket trajnimit dhe pajisjes, ka ende punë. Por, ne tani po e bëjmë këtë punë ndërsa ata po e zhvillojnë këtë luftë dhe punët janë bërë deri në këtë pikë. Duhet të bëhet dhe më shumë që të sigurohet aftësi e plotë”, theksoi ministri amerikan.
Presidenti Bajden paraprakisht në një intervistë javën e kaluar për Si-En-En-in theksoi se Ukraina nuk është gati t'i bashkohet NATO-s dhe se lufta ruse në Ukrainë duhet të përfundojë përpara se Aleanca të mendojë për bashkimin e këtij vendi të sulmuar në aleancën ushtarake. ar/