Ostin: Izraeli vrau mbi 25 mijë gra dhe fëmijë në Gazë
- Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin sot deklaroi se mbi njëzet e pesë mijë gra dhe fëmijë janë vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori. Shefi i Pentagonit shtoi se Izraeli është i aftë dhe i detyruar të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në enklavë.

Uashington, 29 shkurt 2024 (MIA) - Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Llojd Ostin sot deklaroi se mbi njëzet e pesë mijë gra dhe fëmijë janë vrarë nga Izraeli që nga 7 tetori. Shefi i Pentagonit shtoi se Izraeli është i aftë dhe i detyruar të bëjë më shumë për të mbrojtur civilët në enklavë.
Ostin u pyet gjatë një seance dëgjimore në Kongresin Amerikan se sa gra dhe fëmijë palestinezë janë vrarë nga forcat izraelite, për të cilën ai u përgjigj se "numri është mbi njëzet e pesë mijë".
Sektari amerikan i Mbrojtjes shtoi se më shumë se 21.000 pjesë, municion i drejtuar me precizion është dorëzuar në Izrael që nga fillimi i luftës në Rripin e Gazës. ls/
Foto: Arkiv