• e mërkurë, 25 dhjetor 2024

Osmani - Xhin: Bashkëpunimi ekonomik mbetet fokusi kryesor i interesit të përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Koresë

Osmani - Xhin: Bashkëpunimi ekonomik  mbetet fokusi kryesor i interesit të përbashkët të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Koresë

Bled, 28 gusht 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani sot ka takuar Ministren e Punëve të Jashtme të Republikës së Koresë, Park Xhin, në kuadër të Forumit Strategjik të Bledit, që paraqet takimin e parë në nivel ministrash të jashtëm që nga vendosja e marrëdhënieve diplomatike. 

Osmani pas takimit theksoi se  se është shprehur gatishmëri  e ndërsjellë për rritjen e shkëmbimit tregtar dhe lidhjen e komuniteteve të biznesit nga të dyja vendet.

 

Siç lajmëroi raportuesi i MIA-s nga Bledi, në fokus të bisedimeve ishin mundësitë për avancimin e bashkëpunimit mes dy vendeve pas vendosjes së marrëdhënieve diplomatike në vitin 2019, me theks të veçantë në marrëdhëniet ekonomike dhe lidhjet biznesore.

“Bashkëpunimi ekonomik mbetet fokusi kryesor i interesit tonë të përbashkët. Para nesh hapen mundësi të mëdha për rritjen e tregtisë dhe rrjetëzimin e biznesit. Investojmë përpjekje të konsiderueshme në diplomacinë ekonomike dhe jemi të përkushtuar në krijimin e kushteve të volitshme për investitorët e huaj”, tha Osmani, duke nënvizuar se investitorët nga Republika e Koresë në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut do të kenë një partner të besueshëm dhe transparent për realizimin e projekteve të tyre potenciale në të ardhmen.  

Siç lajmëroi rapoetuesi i MIA-s nga Bledi, në takim u diskutua për sfidat aktuale të sigurisë pas agresionit ushtarak rus kundër Ukrainës, si dhe u mirëprit edhe bashkëpunimi ndërmjet NATO-s dhe partnerëve aziatikë, ku Republika e Koresë ka rol të rëndësishëm. 

Ministri i Punëve të Jashtme Osmani sot mori pjesë në Forumin Strategjik të Bledit, ndërsa nesër në ditën e dytë të Forumit do të ketë fjalim në panelin të titulluar "Ballkani Perëndimor: Gjithçka  ndryshon, por gjithçka mbetet e njëjtë?" 

Osmani siç është paralajmëruar do të ketë takime dypalëshe me Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Francës, Lorans Bun, Sekretaren e Shtetit për Çështje Evropiane të Portugalisë, Tiago Antunes, Përfaqësuesin Special të Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor, Lord Stjuard Piç, me anëtarin e Këshillit Shtetëror të Francës dhe ish-këshilltar i presidentit francez. Aleksandre Adam, si dhe me lideren e opozitës bjelloruse, Svetllana Tihanovskaja.    

 Foto: MPJ

 
 

 

QËNDRONI TË LIDHUR