• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani - Varhejit: Shpresojmë se BE-ja do të mund të sjellë vendime të rëndësishme për rajonin në këtë dhjetor

Osmani - Varhejit: Shpresojmë se BE-ja do të mund të sjellë vendime të rëndësishme për rajonin në këtë dhjetor

Shkup, 6 tetor 2023 (MIA) - Në kuadër të pjesëmarrjes në tkaimin ministror të Procesit të Berlinit, që po mbahet sot në Tiranë, ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani mori pjesë në takimin e përbashkët me kolegët nga shtetet e Ballkanit Perëndimor dhe eurokomisarit për zgjerim dhe fqinjësi, Oliver Varheji.

Siç kumtoi MPJ, ministri Osmani përkujtoi se këtë viti, Maqedonia e Veriut e inicoi konceptin "Më shumë integrim para anëtarësimit", me të cilin propozohet përfshirje më e madhe politike dhe institucionale në proceset dhe politikat e Bashkimit Evropian, si dhe financim i shtuar për shtetet kandidate, e me atë edhe më shumë përfitime konkrete për qytetarët që gjatë procesit të negociatave m BE-në.

Osmani edhe njëherë i përshëndeti sinjalet pozitive nga BE-ja, duke i cituar fjalët e kryetarit të Këshillit të Evropës, Sharl Mishel nga Bledi, me të cilat u vendos viti 2030 si kornizë kohore për hyrje të shteteve të reja anëtare.

"Kjo jep shpresë të re. Është koha që BE-ja të veprojë tani dhe ta bëjë atë pa mëdyshje. Ndërkohë, vendet kandidate duhet sa më shumë të integrohen në proceset dhe politikat e BE-së në mënyrë që të jenë sa më të përgatitura për anëtarësim deri në vitin 2030. Për shembull, ministrat e punëve të jashtme të shteteve nga rajoni, të cilat kanë hamonizim njëqind për qind me politikkën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së, duhet të ftohen të marrin pjesë në takimet e Këshillit për punë të jashtme me ministrat nga vendet anëtare të BE-së", propozoi Osmani.

Osmani, shtohet, e përshëndeti paralajmërimin për Planin e ri për rritje të Ballkanit Perëndimor nga Komisioni evropian, duke thënë se shfrytëzimi i disa fondeve nga BE-ja, kushtëzuar me performanset reformuese të vendeve, do të shërbejë si motivues pë reforma dhe do të ndihmojë ta ulim hendekun në afrimin drejt BE-së, si dhe të përgatitemi më mirë për inkuadrim.

"Por, parimi i meritave duhet të bëhet imperativ absolut - kur vendet tona do të reflektojnë, BE-ja duhet të reflektojë, Ky është motivuesi i fundit dhe shpresojmë se BE-ja do të mund të sjellë vendime të rëndësishme për rajonin këtë dhjetor", potencoi Osmani.

Osmani theksoi se Evropa e bashkuar dhe prosperuese në paqe mund të arrihet vetëm me Ballkan Perëdnimor të bashkuar dhe prosperues në paqe, qëndron në kumtesë. ab/

 

QËNDRONI TË LIDHUR