• e premte, 22 nëntor 2024

Osmani takoi delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës të udhëhequr nga senatorja belge, Ane Lambelin

Osmani takoi delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës të udhëhequr nga senatorja belge, Ane Lambelin

Prishtinë, 13 nëntor 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim delegacionin e Asamblesë Rajonale të Evropës, pjesë e Asamblesë Parlamentare të Frankofonisë, të udhëhequr nga senatorja belge Ane Lambelin.  

Në këtë takim, Osmani ka riafirmuar përkushtimin e Kosovës ndaj vlerave frankofone dhe ka theksuar se  Kosova aktualisht  është anëtare e asocuar në Asamblenë Parlamentare të Frankofonisë, ndaj pranimi me të drejta të plota në kuadër të Organizatës Ndërkombëtare Frankofonisë është jo vetëm një prioritet kyç, por edhe hap thelbësor për forcimin e demokracisë dhe të drejtave të njeriut, si vlera të përbashkëta të vendeve frankofone. 

“Presidentja Osmani e ka njoftuar delegacionin edhe për avancimin e agjendës për Gratë, Paqen dhe Sigurinë, duke theksuar se Kosova tashmë është shndërruar në shembull pozitiv në nivel global”, thuhet në kumtesë.

Në këtë frymë, Osmani ka theksuar se përmes ngritjes së statusit të Kosovës në ONF, do të thellohet edhe më tej bashkëpunimi me shtete tjera anëtare në zhvillim të qëndrueshëm, promovimin e diversitetit kulturor e gjuhësor, arsim e hulumtime shkencore, si dhe në fusha tjera të interesit të ndërsjellë.

 

QËNDRONI TË LIDHUR