• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Osmani: Të mos kërkojmë alibi dhe të riorganizohemi për dhënien e pasaportave

Osmani: Të mos kërkojmë alibi dhe të riorganizohemi për dhënien e pasaportave

Shkup, 1 mars 2024 (MIA) - Për momentin porosia nga Greqia është se ata nuk kanë mundësi të pranojnë çfarëdo shkelje të marrëveshjes së nënshkruar ndërkombëtarisht. Duhet të përqendrohemi në riorganizimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme për përshpejtimin e procesit të dhënies së pasaportave, tha sonte ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani i cili njëherësh është edhe kandidat i BDI-së për president të shtetit.

Gjatë pjesëmarrjes në Televizionin Sitel i pyetur nëse BDI-ja do ta mbështesë propozimin e PLD-së për ndryshime ligjore që do të mundësonte njohjen e pasaportave ku ka vulë me pronësinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut, Osmani tha se marrëveshjet ndërkombëtare që janë pjesë e brendshme e rendit juridik nuk mund të ndryshohen me ligj.

"MPB nuk duhet të merret me çështje që nuk janë në kompetenca të saja. Ne duhet të jemi në koordinim edhe me palën e dytë, gjatë marrjes së ndonjë vendimi. Neni 118 i Kushtetutës thotë se nuk mundet që marrëveshjet ndërkombëtare që janë pjesë e rendit të brendshëm juridik të ndryshohen me ligj", ka thënë Osmani.

Sa i përket informacioneve të ndryshme në opinion lidhur me mundësinë e udhëtimit me dokumente me emrin e vjetër kushtetues, Osmani ka përsëritur se është marrë notë se mund të udhëtohet vetëm nga Zvicra.

"Prandaj unë kam dalë menjëherë përmes ambasadës sonë për t'i informuar qytetarët se Zvicra nuk kërkon një gjë të tillë. Vendet në praktikë këtë e bëjnë, por nuk kanë marrë një vendim. Pra, kanë dhënë një udhëzim të brendshëm sepse nuk kërkojnë as fletudhëtime për qytetarët, por nuk kanë sjell vendim. Dhe unë nuk mund të dal dhe t'u them qytetarëve kur udhëtoni me makinë nëpër Gjermani, Hungari, Serbi, mos merrni fletudhëtim, se nuk kam një dokument të tillë. Kam pasur paralajmërim nga Mali i Zi, ja po them që nuk do t'i pranojë, kështu që tani po punojmë me Malin e Zi për të parë pse ka një qëndrim të tillë. Konsideroj se nuk duhet të kërkojmë alibi për momentin. Duhet të ulemi dhe të riorganizohemi që të mund të japim pasaporta. Ko është porosia për MPB-në në vend që të defokusojë", ka thënë Osmani.

I pyetur se cilat janë më shumë gjasat, që BDI-ja ta mbështesë Pendarovskin në rrethin e dytë zgjedhor ose të shkojë në bojkot, Osmani me përgjigje se pret - të kundërtën, pra që ai të hyjë në rrethin e dytë zgjedhor.

"Duhet të garantojmë se do të vazhdojmë në rrugën drejt BE-së. Vetëm kjo do të garantojë harmoni të brendshme, prosperitet ekonomik dhe social, mbajtjen e të rinjve, kthimin e atyre që u larguan. Nuk ka alternativë tjetër. Rreziku më i madh nga kërcënimet hibride ruse do të jetë nëse në zgjedhjet e ardhshme bileta evropiane nuk do të jetë biletë fituese", ka thënë Osmani.

Foto: arkivi i MIA-s

 

QËNDRONI TË LIDHUR