• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Osmani: Të gjendet një qasje ndryshe me mundësimin me shumicë votash KE vendosë për hapjen e kapitujve

Osmani: Të gjendet një qasje ndryshe me mundësimin me shumicë votash KE  vendosë për hapjen e kapitujve

Shkup, 2 mars 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani, mori pjesë në Forumin Diplomatik në Antalia, në Republikën e Turqisë, ku mbajti fjalim në panelin "Sfidat dhe mundësitë në Ballkan", kushtuar ngjarjeve të fundit gjeopolitike në Ballkan, sfidat specifike dhe zgjidhjet e mundshme për stabilitet dhe paqe të garantuar në rajon.

Osmani, bëri të ditur MPJ, duke u përqendruar në situatat në rajon, nënvizoi se ai edhe më tej vazhdon të jetë i cenueshëm me çështje komplekse dhe se frustrimet e krijuara në rajon  shumë lehtë kanalizohen dhe shfrytëzohen  nga aktorë të tretë, ndërsa ato zhgënjime nuk janë fiktive por shumë reale dhe bazuar në pritjen e gjatë që të mundësohet e  drejta më themelore për reforma dhe progres që do të pasonte me hapjen e kapitujtve për vendet e Ballkanit Perëndimor. 

 "Është koha për aksion të shpejtë dhe vendimtar. Ajo që pret Ballkani është ndërmarrja e hapave të guximshëm dhe përcaktimi i një rruge të qartë për zgjerimin e ardhshëm dhe një vizion afatmesëm për rajonin tonë për arritjen e qëllimit përfundimtar -  anëtarësimin e plotë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në Union", ka thënë Osmani, duke shtuar se  duhet të gjendet një qasje më ndryshe me mundësimin me shumicë votash KE të vendosë   për hapjen e kapitujve me çfarë do të inkurajohet procesi i reformave për vendet që anëtarësohen në BE, ndërsa votii unanim të përdoret për mbylljen e kapitujve.

Osmani theksoi se Plani për rritje është një hap shumë i mirë në këtë drejtim, duke hapur dyert për rritjen e ndihmës financiare dhe integrimin progresiv në bazë të meritave, por Komisioni Evropian duhet të përpiqet për miratimin e tij sepse nëse dështon atëherë do të shkaktojë zhgënjim të madh dhe në mënyrë shtesë do të kontribuojë në humbjen e besueshmërisë së Unionit. 

 "Në panel Osmani përkujtoi panelin se "vitin e kaluar kemi vendosur  konceptin Më shumë integrim para anëtarësimit, i cili përputhet plotësisht me Planin për rritje,  ndrsa me të cilin  propozohen modalitete të ndryshme për integrim gradual dhe përfshirje të shtuar të vendit në procesin e integrimit evropian, në këtë rast duke sjellë përfitime në procesin e anëtarësimit drejt BE-së", thekson MPJ në kumtesë.

 Ky është edicioni i tretë i Forumit Diplomatik të Antalias. Sivjet mbahet me temën  "Roli udhëheqës i diplomacisë në kohë turbulente". Pjesëmarrës janë funksionarë të lartë, liderë politikë, akademikë, përfaqësues të mediave, komuniteti i biznesit dhe krijues të opinionit nga e gjithë bota, të cilët e përdorin këtë platformë si një mundësi të shkëlqyer për  diskutim dhe përcjelljen e  pikëpamjeve të tyre.

 

QËNDRONI TË LIDHUR