Osmani: Si kryesues i OSBE-së mirëpres vendimin për lirimin e tre policëve të Kosovës
- Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani ka përshëndetur sot vendimin e gjykatës në Serbi për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe bëri thirrje për zbatimin e Udhërrëfyesit për deeskalim të situatës.
- Post By Fami Bajrami
- 13:14, 26 qershor, 2023

Shkup, 26 qershor 2023 (MIA)- Kryesuesi i OSBE-së dhe ministri për Punë të Jashtme, Bujar Osmani ka përshëndetur sot vendimin e gjykatës në Serbi për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe bëri thirrje për zbatimin e Udhërrëfyesit për deeskalim të situatës.
"Si kryesues i OSBE-së, mirëpres vendimin për lirimin e tre policëve të Kosovës dhe u bëj thirrje palëve që të fillojnë zbatimin e Udhërrëfyesit të cilin e propozova për deeskalim dhe normalizim. OSBE është këtu për të mbështetur këtë proces", ka shkruar ministri Osmani në postimin e tij në Fejsbuk dhe Tuiter.
Ndryshe, Gjykata e Lartë në Kralevë sot ndaj tre pjesëtarëve të policisë së Kosovës solli vendim me të cilën të akuzuarve u hiqet masa e paraburgimit me çka ata do të mbrohen në liri.