• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Shumë shpejtë do të ketë mbështetje më të gjerë për ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet parlamentare do të jenë në terminin e rregullt

Osmani: Shumë shpejtë do të ketë mbështetje më të gjerë për ndryshimet kushtetuese, zgjedhjet parlamentare do të jenë në terminin e rregullt

Tetovë, 5 shtator 2023 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga Tetova vlerësoi se për ndryshimet kushtetuese gjithnjë e më tepër ka mbështetje nga ana e qytetarëve, Sipas tij, nuk ka shqetësim real tek njerëzit.

Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani nga Tetova vlerësoi se për ndryshimet kushtetuese gjithnjë e më tepër ka mbështetje nga ana e qytetarëve, Sipas tij, nuk ka shqetësim real tek njerëzit.

"Qytetarët u bënë pengje të të gjitha shqisave të tyre me propagandën më jonjerëzore kundër tyre. Duke gënjyer se do ta humbin identitetin, duke gënjyer se do të bullgarizohen. Ishte shumë me rëndësi të hapet debati i plotë se çka janë ndryshimet kushtetuese, Mendoj se siç përfundon debati, njerëzit janë më të relaksuar për vetë procesin. E shihni se nuk ka reagime. Kur ishte mbledhja parlamentare, nuk pati protesta. Po të kishte shqetësim real njerëzit do të dilnin dhe do të protestonin siç protestuan dje. Do të thptë se i tërë ky kundërshtim ka prapavijë politike në shërbim të zgjedhjeve të ardhshme parlamentare. Por, nuk ka zhgënjim të vërtetë sepse ajo do të manifestohej. Ka frustrime, ka pakënaqësi as që mendoj se siç po shkon debati dhe sqarohen proceset, njerëzit janë më të relaksuar çdo ditë e m[ shumë dhe mendoj se shumë shpejtë do të arrijmë në pikën ku ka mbështetje më të gjerë", deklaroi osmani në Tetovë, ku sot u mbajt Konferenca e parë  e OSBE-së për barazi gjinore dhe prëforci të rolit të gruas. 

Në konferencën për shtyp, duke u përgjigjur në pyetje të gazetarëve për këtë temë, Osmani potencoi se zgjedhjet parlamentare do të jenë të termin të rregullt, duke vlerësuar se ajo çështje është e mbyllur.

"Deri në ditën e fundit të kësaj përbërjeje parlamentare do t'i vazhdojmë përpjekjet për ndryshime kushtetuese. Mendoj se qëllimi i opozitës është këtë temë ta mbajë, të mos e mbyllë për shkak të zgjedhjeve, për ç'shkak dëshirojnë ta kenë si temë kryesore në fushatën zgjedhore-emocionet rreth kontestit me Bullgarinë. Sepse pa këtë temë di të duhet të dilni me program zgjedhor, do të duhet të dilni me program ekonomik, social, arsimor. Këtu keni një temë me të cilët njerëzit janë të lidhur emocionalisht dhe atëherë më lehtë do t'i keqpërdorni emocionet e njerëzve për fushatën zgjedhore. Unë jam i vetëdijshëm se ekziston një pikë kritike për kahjen e së ardhmes së shtetit, por për shkak të interesave zgjedhore të partisë politike nuk do ta rrezikojmë të ardhmen e vendit", theksoi Osmani.

Në pyetjen nëse ky është akt i fqinjësisë së mirë, ajo që ministrja e Punëve të Jashtme e Bullgarisë tha se do ta bllokojë propozim-rrezolutën e Këshillit amerikan për muajin e trashëgimisë amerikano-maqedonase, osmani vlerësoi se diplomacia jonë jep porosi tjetër.,

"Diplomacia jonë po e kryen punën e vet. Përkatësisht se jemi aktiv në të gjitha fushat për ta promovuar kulturën maqedonase por edhe marrëdhëniet bilaterale me të gjitha shtetet në botë. Rezoluta në Bundestagun gjerman ishte produkt i një aktiviteti të tillë proaktiv diplomatik. Siç thashë, që atëherë punojmë me disa shtete të tjera, me qëllim që të ketë një reagim zinxhiror, nëse mund të them, të shteteve në përforcimin edhe të atyre lidhjeve kulturore", potencoi shefi i diplomacisë Osmani.

Në kuadër të kryesimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut me OSBE-në në Tetovë u mbajt Konferenca e parë për barai jginore dhe përforcim të rolit të grave. ab/

Foto: МIА 

QËNDRONI TË LIDHUR