• e diel, 22 dhjetor 2024

Osmani: Shqyrtohet mundësia që të dëmshpërblehen qytetarët që kanë pasaporta të vlefshme, ndërsa shkaku i marrëveshjes duhet t’i ndryshojnë

Osmani: Shqyrtohet mundësia që të dëmshpërblehen qytetarët që kanë pasaporta të vlefshme, ndërsa shkaku i marrëveshjes duhet t’i ndryshojnë

Shkup, 2 shkurt 2024 (MIA)- Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani tha se pas 12 shkurtit nuk do të vlejnë pasaportat me emrin e vjetër të shtetit. Për qytetarët që janë jashtë vendit, duhet të lajmërohen në përfaqësitë diplomatike të RMV-së në vendet ku jetojnë, ku do t’u tregohet se si të veprojnë për t’u kthyer në Maqedoninë e Veriut me pasaportat me emrin e vjetër të shtetit.

"Unë para disa ditësh jam kritikuar sepse kam qenë brutalisht i sinqertë me qytetarët. Thash të mos i gënjejmë qytetarët sepse Marrëveshja e Prespës nuk mund të ndryshohet. Lideri i opozitës thoshte se do të iniciojë parashtresë deri në Gjykatën Kushtetuese që më pas të vijnë tek ajo që thashë se duhet të riorganizohemi për të ndihmuar qytetarët. Do të ketë një ekip kujdestar në ministri që i pranon ato thirrje telefonike, le të paraqiten në atë numër, do t'i drejtojmë, do t'u tregojmë se çfarë duhet të bëjnë", ka thënë Osmani sonte gjatë pjesëmarrjes në TV21.

Në pyetjen nëse për momentin ka thirrje të tilla, Osmani tregoi se ka, por presin që të shtohen si që afrohet afati.

Ai ka konfirmuar se nga 12 shkurti pasaportat me emrin e vjetër nuk do të vlejnë. Siç tha ai, Greqia i ka njoftuar të gjitha vendet se ajo pasaportë është e pavlefshme.

"Në tashmë jemi riorganizuar në MPJ. Kemi pasur komunikim me të gjitha përfaqësitë konsullore- diplomatike, dërgojmë njerëz për ndihmë, organizohemi me dy turne për t’u dalë në ndihmë atyre që duhet të kthehen në vend dhe të kërkojnë pasaportë", shton Osmani.

Ai tha se kryeministri i ri në seancën e parë ka formuar grup pune për gjetjen e zgjidhjeve përmes disa skenarëve, që nga mundësia që shteti të dëmshpërblejë ata që kanë pasaportë të vlefshme dhe shkaku i marrëveshjes duhet t'i ndryshojnë, deri te mundësia e riorganizimit të shërbimeve.

"Shqyrtohet gjithashtu edhe opsioni për refundim. Kjo ishte në seancën e parë të Qeverisë, me kërkesë të kryeministrit Xhaferi dhe tani ne si grup pune i ministrave duhet t'i referojmë kryeministrit për propozimet tona se si mendojmë se mund t’u dilet në ndihmë qytetarëve", shtoi Osmani.

Foto: printskrin

 

QËNDRONI TË LIDHUR