• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Qeveria nuk emëron dhe shkarkon ministra, por Kuvendi

Osmani: Qeveria nuk emëron dhe shkarkon ministra, por Kuvendi

Shkup, 6 shkurt 2024 (MIA) - Ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani sot në një konferencë për shtyp në Qeveri, duke u përgjigjur në pyetjet e gazetarëve, nuk tha nëse  ka mbërritur kërkesë për shkarkimin e ministrave të Shëndetësisë dhe Shoqërisë Informatike  dhe Administratës. Ai  vetëm shkurt e shpjegoi procedurën e emërimin dhe shkarkimin e ministrave.

Sipas Osmanit, nëse ka kërkesë nga ndonjë prej partnerëve të koalicionit, ajo i drejtohet kryeministrit. 

"Qeveria emëron dhe shkarkon, por Kuvendi. Nëse ka kërkesë nga ndonjë prej partnerëve të koalicionit, ajo i drejtohet kryeministrit dhe më pas kryeministri merr vendim nëse do ta përcjellë atë në Kuvend dhe Kuvendi në fund merr vendim për zgjidhje të caktuara kadrovike në Qeveri. Ministrat tanë emërohen dhe shkakrkohen në Kuvend. Nëse ka një gjë të tillë, informohet kryeministri dhe ai është ai që duhet ta informojë Kuvendin për vendime të tilla nëse ka një kërkesë të tillë nga ndonjë parti që është partner i koalicionit, theksoi Osmani.

 Në pyetjen, ndërkaq, nëse do të jetë kandidat për president të shtetit, u përgjigj se këto janë vendime partiake.

"Këto janë vendime partiake,  nuk kemi biseduar për këtë", theksoi ministri. 

Komisioni kadrovik i Aleancës për Shqiptarët pasdite ka marrë vendim që t'i propozojë kryeministrit teknik Talat Xhaferi shkarkim të ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës Azir Aliu dhe ministrit të Shëndetësisë Fatmir Mexhiti. 

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR