• e premte, 22 nëntor 2024

Osmani priti shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Osmani priti shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav

Prishtinë, 3 shtator 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka pritur sot në takim Shefin e ri të Zyrës së BE-së në Kosovë, Aivo Orav.

Presidentja i uroi mirëseardhje dhe sukses ambasadorit Orav përgjatë mandatit të tij, gjersa ritheksoi përkushtimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të Republikës së Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani ka thënë se Kosova vazhdon të jetë në ballë të reformave në të gjitha fushat, duke harmonizuar legjislacionin e saj me atë të BE-së, si dhe duke qenë plotësisht e bashkërenduar me politikën e përbashkët të jashtme dhe të sigurisë së BE-së. Tutje, Presidentja theksoi se Kosova ka mbushur të gjitha kushtet për ta fituar statusin e vendit kandidat të BE-së.

Në takim u diskutua edhe për zhvillimet e fundit në vend, duke përfshirë sigurinë, si dhe bashkëpunimin e institucioneve të Republikës së Kosovës dhe atyre të Bashkimit Evropian me qëllim të përmbushjes së objektivave të përbashkëta. Në këtë frymë, Presidentja Osmani ka përsëritur rëndësinë e madhe të trajtimit të shteteve aspiruese bazuar në merita dhe në përqafimin e vlerave që qëndrojnë në themelet e BE-së.

 

QËNDRONI TË LIDHUR