• e shtunë, 23 nëntor 2024

Osmani priti në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së, ambasadorin Davenport

Osmani priti në takim lamtumirës shefin e misionit të OSBE-së, ambasadorin Davenport

Prishtinë, 29 gusht 2024 (MIA)- Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, ka pritur sot në takim lamtumirës shefin e misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Kosovë, ambasadorin Majkëll Davenport.

Në takim, siç theksohet në kumtesën e kabinetit të presidencës, është vlerësuar angazhimi i ambasadorit Davenport në krye të OSBE-së në mbështetje të përpjekjeve për forcimin e demokracisë, të drejtave të njeriut dhe sundimin e ligjit për të cilat Kosova po tregon progres të vazhdueshëm.

Me rastin e përfundimit të mandatit të tij, Osmani e falënderoi ambasadorin për punën e deritanishme në Kosovë dhe në të njëjtën kohë i ka uruar sukses në angazhimet e tij të mëtejshme.

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR