• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Politika e dyerve të hapura e NATO-s dhe zgjerimi i BE-së janë kyçe për përballimin e kërcënimeve ruse të sigurisë

Osmani: Politika e dyerve të hapura e NATO-s dhe zgjerimi i BE-së janë kyçe për përballimin e kërcënimeve ruse të sigurisë

Shkup, 3 prill 2024 (MIA) - Është koha për një dinamikë të re në integrimet europiane dhe euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe se përshpejtimi i këtyre proceseve është kyç për t'iu kundërvënë synimeve ruse dhe për të konsoliduar stabilitetin e përgjithshëm, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në takimin me shefat e diplomacive të vendeve anëtare të NATO-s në Bruksel. 

“Rajoni ynë po bëhet gjithnjë e më shumë një fushë e garës gjeopolitike dhe Ballkani Perëndimor është në vijën e zjarrit të përplasjes së qytetërimeve mes Perëndimit dhe Lindjes. Agresioni ushtarak rus kundër Ukrainës ka treguar se arkitektura e sigurisë në Europë është dëmtuar, dhe siç e kam theksuar edhe në raste të tjera, Ukraina është vetëm ndalesa e parë e ambicieve imperialiste ruse. Pas Ukrainës, agresioni rus pritet të vazhdojë dhe ndalesa e radhës do të jenë vendet e Ballkanit Perëndimor”, tha Osmani. 

Ai theksoi se takimi i sotëm ministror është i rëndësishëm sepse bashkësisht me të gjithë aletatët në selinë e NATO-s në Brukel e shënojmë 75 vjetorin e formimit të Aleancës. 

 

"Dhe ky përvjetor i rëndësishëm përkon me bashkimin e Suedisë në familjen tonë transatlantike. Ky është një konfirmim i fortë se politika e dyerve të hapura të NATO-s jo vetëm që është e gjallë, por edhe e forcuar dhe me fokus të fortë në të gjitha vendet aleate", thekson Osmani.

Në takim u shqyrtuan edhe  mënyrat dhe mekanizmat për forcimin e mëtejshëm të mbështetjes për Ukrainën, mënyrat për thellimin e mëtejshëm të bashkëpunimit të NATO-s me partnerët nga Indo-Paqësori si dhe për forcimin e mëtejshëm të parandalimit dhe mbrojtjes së Aleancës, me ç'rast këtë drejtim, Osmani theksoi se Maqedonia e Veriut ka arritur kufirin minimal prej 2 për qind të PBB-së për nevojat në mbrojtje.

 Në takimin miistror, i cili vazhdon edhe nesër, u bisedua edhe për përgatitjen e vendimeve të cilat duhet të miratohen në Samitin e NATO-s në Uashington që do të mbahet në korrik të vitit 2024.

 Foto: MPJ

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR