• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani nesër në Romë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe "Miqtë e Ballkanit Perëndimor"

Osmani nesër në Romë në takimin e Ministrave të Punëve të Jashtme të Ballkanit Perëndimor dhe

Shkup, 4 shkurt 2024 (MIA) -  Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të qëndrojë për vizitë pune në Itali, ku do të marrë pjesë në Takimin Ministror të ministrave të punëve të jashtme të vendeve të Ballkanit Perëndimor dhe ministrave të Punëve të Jashtme të vendeve të Grupit "Miqtë e Ballkanit Perëndimor", me ftesë të Ministrit të Punëve të Jashtme të Italisë, Antonio Tajani.

Në takim, Osmani do të mbajë fjalim në sesionin e punës me temë "Puna e përbashkët për përshpejtimin e procesit eurointegrues për Ballkanin Perëndimor".

Siç kumtoi MPJ, në kuadër të vizitës, Osmani do të ketë edhe takim me bartësit e rinj të MKartës në Itali. sa/

Foto. Arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR