• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani në takimin ministror të Koalicionit global në luftën kundër ISIS

Osmani në takimin ministror të Koalicionit global në luftën kundër ISIS

Shkup, 8 qershor 2023 (MIA)- Ministri i Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, sot do të marrë pjesë në takimin e ministrave të Koalicionit global në luftën kundër ISIS në Riad, Arabia Saudite.

Siç informon MPJ, takimi ministror është nën organizim të Sekretarit amerikan të shtetit, Entoni Blinken dhe ministrit për Punë të Jashtme të Arabisë Saudite, Faisal bin Farhan Al-Saud.

"Ministrat e vendeve anëtare të Koalicionit global do të diskutojnë për DAЕSH/ISIS në Irak dhe Siri, Afrikë, Azinë Qendrore dhe Afganistan dhe se si grupet e punës ballafaqohen me këto kërcënime", thuhet në kumtesë.

Në takimin e sivjetmë do të marrin pjesë përfaqësues nga 86 vende nga 5 kontinente të cilat janë pjesë e Koalicionit.

Foto: arkivi i MIA-s

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR