Osmani: Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj
- - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Odën Ekonomike të Letonisë, ku ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj, bën të ditur Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK).
- Post By Fitore Curri
- 19:57, 15 korrik, 2025
Prishtinë, 15 korrik 2025 (MIA) - Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani është takuar me Odën Ekonomike të Letonisë, ku ka prezantuar potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj, bën të ditur Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK).
"Në takimin me Odën Ekonomike të Letonisë, prezantova potencialin që ofron Kosova për investitorët e huaj: qasje të lirë në disa tregje ndërkombëtare, një klimë që bazohet në sundimin e ligjit dhe inovacion, fuqi punëtore të re dhe të kualifikuar, e legjislacion në përputhje të plotë me standardet evropiane. Jemi të hapur për të ndërtuar ura të reja partneriteti me Letoninë, ndërsa bashkëpunimi ekonomik mbetet ndër prioritetet kryesore", shkroi presidentja Vjosa Osmani. fc/
Foto: Zyra e Presidentes së Republikës së Kosovës (ZPRK)