• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Mospranimi i propozimit sjell rreziqe për joperspektivë, kriza, tensione ndëretnike

Osmani: Mospranimi i propozimit sjell rreziqe për joperspektivë, kriza, tensione ndëretnike
Shkup, 2 korrik 2022 (MIA) – Ministri i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani vlerëson se propozimi i parashtruar nga kryesimi francez me BE-në është i mirë, e hap rrugën dhe na mundëson ta kapim trenin e fundit për BE. Mospranimi i tij bart rreziqe për joperspektivë, kriza, tensione ndëretnike dhe ngujim në baltën ballkanike. “Tashmë filluan zyrtarisht të hapen tema për unione të reja, për union të ri politik. Nëse tani ne nuk fillojmë, Shqipëria do të fillojë me negociatat, ne do të mbetemi, Bullgaria do të shkojë në zgjedhje. Me anketat e tilla me siguri nuk do të ketë qeveri në një apo dy vitet e ardhshme, kjo çështje do të ngujohet gjatë disa viteve të ardhshme. Këtu ne do të prekemi nga të gjitha krizat e mundsme që do të paraqiten nga mospasja e perspektivës. Njerëzit do të fillojnë të marrin vendim që më në fund të ikin prej këtu edhe pse kanë familje të cilat ende shpresojnë se do të jetë mirë, se do të ketë persektivë evropiane, i mbajnë fëmijët këtu, nuk marrin pasaporta të huaja. Nëse ne themi jo, nëse Shqipëria i fillon negociatat, nëse populli kupton se nuk ka ardhmëri, besoni se mijëra do të fillojnë të marrin pasaporta nga fqinjësia, mijëra do të marrin vendim të largohen nga shteti pasi nuk do të ketë ardhmëri”, tha Osmani në brifingun me gazetarët në MPJ. Osmani vlerëson se në këtë rast tek ne do të ketë tensione ndëretnike, do të fillojnë tensione mes kategorive të ndryshme të qytetarëve, do ta kemi vitin më të vështirë këtë dimër me energjinë, me ushqimin… “Edhe në kushte kur bota është në luftë ne flasim për interpretime të rreme se dikush na bullgarizon, kur varet prej nesh. Askush nuk mundet të na detyrojë neve të pranojmë diçka, në asnjë formë. Mendoj se do të jetë e papërgjegjshme dhe e tuprshme që për çështje të tilla të udhëhiqet prapë politika e njëjtë, që dikush të bëhet ministër ose kryeministër. Kapital të plotë politik kemi vendosur në këtë çështje edhe në llogari absolitisht të karrierave tona dhe të partive tona politike. Por, këto janë kohëra kur burrshtetasit vendosin”, tha Osmani. Shefi i diplomacisë potencoi se dallimi mes politikanit dhe burrështatesit “është se politikani mendon vetëm për zgjedhjet e ardhshme, ndërsa burrështetasi për gjeneratat e ardhshme”. “Këto janë kohëra kur duhet të merren vendime burështetase për gjeneratat e ardhshme”, potencoi Osmani. Mospranimi i këtij propozimi, sipas tij, do të thotë refuzim i mundësisë që çështja e gjuhës maqedonase të mbyllet njëherë e përgjithmonë, refuzimi do të thotë bllokim në baltën ballkanike me të gjitha pasojat e mundshme këtu dhe humbje përgjithmonë të perspektivës së BE-së. bsh/

QËNDRONI TË LIDHUR