• e enjte, 04 dhjetor 2025

Osmani: Mexhiti humb me 10 për qind diferencë, kjo i shtyn të fabrikojnë afera për Samitin e OSBE-së ku gjithçka është e pastër

Osmani: Mexhiti humb me 10 për qind diferencë, kjo i shtyn të fabrikojnë afera për Samitin e OSBE-së ku gjithçka është e pastër

Shkup, 26 gusht 2025 (MIA) - Pas sulmeve të koalicionit VLEN, në të cilat u përsëritën akuzat tashmë të mbyllura institucionalisht, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, me një qëndrim të qartë para opinionit: "Ata i kanë marrë anketat, në të cilat shihet qartë se diferenca mes meje dhe kandidatit të tyre është 10 për qind, dhe tani janë në panik. Prandaj po përpiqen të hapin çështje për të cilat qytetarët zakonisht i akuzojnë ata se janë të korruptuar dhe se për 20 vjet e kanë drejtuar komunën në mënyrën më korruptive", deklaroi Osmani, theksohet në komunikatën e BDI-së të cilën MIA e transmeton në formë integrale.

Osmani kujtoi se qysh para se të përfundonte Samiti i OSBE-së ai personalisht ia kishte dorëzuar tërë dokumentacionin institucioneve përkatëse. 

 "Unë personalisht ia kam dorëzuar tërë dokumentacionin Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit dhe Prokurorisë. KShPK, pas disa javësh, doli me konstatim se nuk ka asnjë parregullsi. Edhe Prokuroria Publike konfirmoi se nuk ka parregullsi. Nuk ka pasur asnjë auditim të OSBE-së, por të Boris Trajkovskit, dhe kjo në lidhje me mënyrën se si ata e kanë pranuar pajisjen", sqaroi Osmani.

Në përmbyllje, Osmani theksoi se kapitali i tij më i madh politik mbetet kredibiliteti i tij:
"Nëse ka diçka që më dallon, është fakti se askush, në tërë karrierën time politike, nuk mund të më akuzojë për korrupsion. Ky është kapitali im më i madh në politikë, integriteti politik dhe kredibiliteti njerëzor",  përfundoi Osmani. 

BDI

Foto: Arkivi i MIA-s 

 

QËNDRONI TË LIDHUR