• e martë, 24 dhjetor 2024

Osmani me rastin e 55-vjetorit të MPJ-së: Jemi anëtarë në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare dhe faktor kredibil në korniza globale

Osmani me rastin e 55-vjetorit të MPJ-së: Jemi anëtarë në të gjitha organizatat rajonale dhe ndërkombëtare dhe faktor kredibil në korniza globale

Shkup, 29 prill 2024 (MIA) - Edhe krahas kushtëzimit nga ngjarjet e komplikuara rajonale dhe ndërkombëtare arritëm që Maqedoninë e Veriut të vendosim në piedestalin e skenës ndërkombëtare si faktor aktiv, i besueshëm dhe kredibil në korniza globale. Betejat e mëdha të diplomatëve tanë nuk do të ndalen këtu. Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka qenë më afër BE-së. Prej këtu me rëndësi të ardhshme dhe vendimtare do të jetë zhvillimi i mëtutjeshëm i aftësive të diplomacisë sonë në përputhje me standardet evropiane. 

Këtë e theksoi ministri i Punëve të Jashtme Bujar Osmani në konferencën e sotme për media me rastin e shënimit të Ditës së MPJ-së - 29 Prilli dhe 55-vjetorin e krijimit dhe zhvillimit të shërbimit diplomatik në Maqedoninë e Veriut, traditë mbi gjysmë shekulli e cila jam i sigurt se do të përjetojë jubile edhe më të mëdhenj dhe më të rëndësishëm. 

"Historia e Ministrisë 55 vite më parë shënon mënyra të ndryshme dhe vendosje të veprimit diplomatik të kushtëzuara nga ndryshimi i kushteve gjeopolitike dhe kushteve të jashtme politike gjatë disa viteve. Por, ajo që është konstante e vazhdueshme në këtë institucion është padyshim angazhimi i fuqishëm dhe aspirata e palëkundur e diplomatëve dhe të punësuarve të tjerë që në maksimum të kontribuojnë në krijimin dhe vendosjen e Maqedonisë së Veriut në marrëdhëniet ndërkombëtare si vend i barabartë, anëtar në të gjitha organizatat e rëndësishme rajonale dhe ndërkombëtare, vend i cili i respekton parimet dhe rregullat ndërkombëtare i cili ndihmon kur të tjerët janë në rrezik dhe më e rëndësihsme shtet modern dhe stabil. Për këtë arsye do të doja te shprehja mirënjohjen tonë të përzemërt ndaj të gjithë diplomatëve dhe të punësuarve në MPJ të cilët me cilësi dhe me dinjitet, me përkushtim dhe me kohë dhe me entuziazëm e dashuri të pashuar ndaj vendit tim i përmbushin detyrat e tyre të punës. Dhe këtu mendoj për të gjithë pa përjashtim. Ata me përvojën dhe qëndrueshmlrinë e tyre dhe të rinjtë me entuziazmin e tyre, dinamizmin dhe freskinë të cilën e vendosën në institucionin tonë", tha Osmani. 

Ai foli edhe për arritjet në politikën e jashtme gjatë katër viteve të kaluara, derisa ai është në krye të MPJ-së, kur, siç tha, të gjithë bashkë bëmë shumë lidhur me përmbushjen e prioriteteve kryesore strategjike në politikën e jashtme - integrimet euroatlantike dhe lidhur me realizimin e projekteve dhe nismave të reja të inicuara dhe të zhvilluara si rezultat i propozimeve origjinale nga shumë diplomatë të punësuar në Ministri. 

"Konkretisht, Maqedonisë së Veriut i mundësuam të arrijë një ndryshim dukshëm thelbësor pozitiv në fushën e politikës së jashtme përmes sukseseve të shumta, ndër të cilat do të veçoja si kyçe në vijim - nga integrimi politik dhe ushtarak në NATO deri në fillimin e negociatave për anëtarësimin në BE, duke arritur përputhjen e plotë një qind për qind me politikën e jashtme dhe të sigurisë të BE-së. Ne filluam dialogun strategjik me SHBA-në si një kapitull i ri cilësor në marrëdhëniet, përgjigjen tonë të suksesshme diplomatike ndaj kërcënimeve të paraqitura nga agresioni ushtarak i Rusisë në Ukrainë, aktivitetet tona të suksesshme diplomatike në mbështetje të Ukrainës në çdo nivel, pjesëmarrjen e përbashkët me aleatët në misionet e udhëhequra nga NATO përgjatë krahut lindor të Aleancës në kuadrin e një pranie të forcuar në Letoni, Rumani dhe Bullgari. Kemi bërë ndryshime të dukshme në kornizat rajonale, duke u afirmuar si lider rajonal në aspektin e promovimit të politikës së fqinjësisë së mirë duke gjetur zgjidhje për çështjet e hapura dypalëshe të kahershme, si dhe përmes pozicioneve të reja rajonale dhe promovimit të stabilitetit në rajon", tha Osmani. 

Si vlerë e posaçme e shtuar në zhvillimin e rajonit dhe bashkëpunimin rajonal, ai e përmendi inicimin e platformave Prespa forum për dialog, i cili në qershor të këtij viti do ta ketë edicionin e katërt, platformën joformale për bashkëpunim politik B6, si dhe iniciativën për përkrahje të projekteve investuese përgjatë Korridorit 8 mes Maqedonisë së Veriut, Shqipërisë, Bullgarisë dhe Italisë, rolin e marrë të depozituesit të tre marrëveshjeve të rëndësishme të Samitit për Ballkanin Perëndimor në kuadër të Procesit të Berlinit më 3 nëntor të vitit 2022 në Berlin për njohjen e kualifkimeve akademike, udhëtimin me letërnjoftime në rajon, që do të thotë hap cilësor në bashkëpunimin rajonal.

Ai mes tjerash i ka veçuar kryesimin e suksesshëm të vitit të kaluar me OSBE-në dhe me SHBA-në dhe Kartën e Adriatikut, kryesimin ende aktual me Procesin për bashkëpunim në EJL, dialogun e përforcuar para së gjithash me vendet anëtare të NATO-s dhe BE-së, ekipimin adekuat të PDK-ve pas një periudhe më të gjatë zbrazëtirë, përfaqësimit të arritur të drejtë në të gjitha nivelet në Ministri dhe përforcimin e lidhjeve mes diasporës, me projektin për ndarjen e M-Kartës dhe vendosjen e stacioneve bazë dhe mobile, ndërsa kemi vendosur edhe SOS linje kujdestare.

"Për këtë shkak me krenari mund të konkludoj se edhe krahas kushtëzimit nga ngjarjet e ndërlikuara rajonale dhe ndërkombëtare, arritëm që Maqedoninë e Veriut ta vendosim në piadestalin e skenës ndërkombëtare si faktor aktiv, të besueshëm dhe kredibil në korniza globale. Betejat e mëdha e diplomatëve tanë nuk do të ndalen këtu. Maqedonia e Veriut asnjëherë nuk ka qenë më afër BE-së. Prej këtu, me vlerë kruciale do të jetë zhvillimi  i mëtejshëm i shkathtësive të diplomacisë sonë në pajtim me standardet evropiane. Në të njëjtën kohë aftësia e diplomacisë që të përgjigjet në vëllimin, karakterin, shpejtësinë dhe dinamikën e sfidave aktuale dhe pa dyshim të ardhshme, duhet të vazhdojë me mbindërtimin e Ministrisë si shtëpi, e cila do të sigurojë që gjenerata e re e diplomatëve të ndjehet e inspiruar dhe të përparojë, të punojë dhe të sigurojë relevancë të mëtejshme dhe reputacion të lartë", tha Osmani, duke dërguar urime për Ditën e MPJ-së deri te të gjithë kolegët dhe PDK-të tona në vendet e huaja.

"Zakonisht në këtë ditë të rëndësishme organizohet ngjarje më e madhe, ndahen çmime, zgjedhet doiplomati i vitit, por për shkak të zgjedhjeve, kjo nuk lejohet", sqaroi Osmani.

Historia e MPJ-së si institucion kompetent për politikën e jashtme fillon më 29 prill saktë para 55 viteve në Shkup, kur filloi edhe shërbimi diplomatik me formimin e Byrosë për marrëdhënie me jashtë. Pas fitimit të pavarësisë në vitin 1991, ky trup shndërrohet në Sekretariat për marrëdhënie me vendet e huaja, që tre vjet më vonë më në fund të transformohet në MPJ. fc/bsh/

Fotografia: MIA

 

QËNDRONI TË LIDHUR