Osmani: Korniza negociuese i ka arritur dy çështjet më të rëndësishme sa i përket raportit me Bullgarinë
- – Çdokush që bën përpjekje të mos e respektojë ose të rikrijojë variante të reja alternative, besoni se hyn në terren të rrezikshëm. Korniza negociuese i ka arritur dy çështjet më të rëndësishme në lidhje me raportin me Bullgarinë – gjuha dhe veçantia e popullit. Ndryshimet kushtetuese janë garancia e vetme për veçantinë, gjuhën e definuar në kornizën negociuese, çdonjëri që bën përpjekje të hapë situata të reja me Bullgarinë, gjegjësisht mendoj se punon për Republikën e Bullgarisë.
- Post By Fitore Curri
- 13:28, 29 shtator, 2025
Shkup, 29 shtator 2025 (MIA) – Çdokush që bën përpjekje të mos e respektojë ose të rikrijojë variante të reja alternative, besoni se hyn në terren të rrezikshëm. Korniza negociuese i ka arritur dy çështjet më të rëndësishme në lidhje me raportin me Bullgarinë – gjuha dhe veçantia e popullit. Ndryshimet kushtetuese janë garancia e vetme për veçantinë, gjuhën e definuar në kornizën negociuese, çdonjëri që bën përpjekje të hapë situata të reja me Bullgarinë, gjegjësisht mendoj se punon për Republikën e Bullgarisë.
Kështu u përgjigj sot pasdite në pyetje të gazetarëve, kandidati për kryetar të komunës së Çairit, Bujar Osmani, pas prezantimit të programit të ri për zgjedhjet lokale.
“Unë mbetem në qëndrimin se ka disa çështje që duhet të dalin nga diskursi i politikës ditore për pikë politike. Ajo është çështja e Bashkimit Evropian dhe çështjet në lidhje me Bashkimin Evropian. Mendoj se në disa raste në çfarëdo lloj funksioni, kam kërkuar të ketë marrëveshje mbipartiake në lidhje me ato çështje strategjike”, theksoi Osmani.
Gjatë kësaj, ai e përmendi shembullin e Kroacisë.
“Kroacia pati vetëm 72 muaj negociata me Bashkimin Evropian për një arsye, sepse pozita dhe opozita arritën marrëveshje që do të konkurronin në të gjitha temat, por jo për Bashkimin Evropian. Dhe kjo është arsyeja pse mendoj se tani në fushatën parazgjedhore, hapja e debatit, nuk mendoj se do ta ndihmojë procesin. Ndoshta ka një qëllim të mirë. Nuk jam i bindur se rezolutat do ta arrijnë këtë. Korniza negociuese është dokumenti më i rëndësishëm që na mbron nga çdo kërkesë e re. Nuk ka dokument më të rëndësishëm. Është në interesin tonë”, vlerëson Osmani. fc/
Foto: MIA