Osmani do të mbajë fjalim në Komitetin e Ministrave të Këshillit të Evropës në Strasburg
- Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të mbajë fjalim para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE) në Strasburg.
- Post By Ajrije Rexhepi
- 07:51, 5 korrik, 2023

Shkup, 5 korrik 2023 (MIA) - Kryesuesi i OSBE-së dhe Ministër i Punëve të Jashtme, Bujar Osmani, nesër do të mbajë fjalim para Komitetit të Ministrave të Këshillit të Evropës (KiE) në Strasburg.
Para Komitetit të Ministrave të KE-së, siç paralajmëruan nga MPJ-ja, Osmani do t'i prezantojë aktivitetet e deritanishme në cilësinë e Kryesuesit të OSBE-së si dhe planet e ardhshme nga programi i Kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Organizatën e Sigurisë dhe Bashkëpunimit në Evropë.
Është paralajmëruar edhe takim i ministrit Osmani edhe me Sekretaren e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Marija Pejçinoviq-Buriq. Temë e takimit do të jetë puna e përbashkët e OSBE-së dhe Këshillit të Evropës, në drejtim të vendosjes së stabilitetit dhe sigurisë bazuar në demokracinë, sundimin e së drejtës dhe respektimin e të drejtave të njeriut në Evropë dhe në rajonin më të gjerë të OSBE-së.
Përveç me Pejçinoviq-Buriq, Osmani do të ketë takim edhe me Komisioneren për të Drejtat e Njeriut pranë Këshillit të Evropës, Dunja Mijatoviq. ar/
Foto: MIA