• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Deri më tani nuk ka pasur qëndrim më formal të BE-së për zgjerimin, të mos e humbasim këtë mundësi historike

Osmani: Deri më tani nuk ka pasur qëndrim më formal të BE-së për zgjerimin, të mos e humbasim këtë mundësi historike

Tetovë, 5 shtator 2023 (MIA) - Për ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani deklarata e kryetarit të Këshillit Evropian, Sharl Mishel se deri në vitin 2030 Bashkimi Evropian duhet të jetë i gatshëm për zgjerim, është një sinjal shumë pozitiv për të gjitha gjashtë vendet që janë në faza të ndryshme të procesit të anëtarësimit.

Për njeriun e parë të diplomacisë deklarata jep optimizëm, por këtu duhet shfrytëzuar rasti.

"Politikanët gjithmonë kanë dilemë nëse duhet t'i rrisin pritshmëritë apo t'i ulin ato, në mënyrë që të mos ketë zhgënjim në rast të mosrealizimit të premtimeve. Nuk mendoj se viti 2030 është një vit premtimesh. Nuk mendoj se deri më tani ka pasur një qëndrim më formal të Bashkimit Evropian  për zgjerimin se sa kur Sharl Mishel deklaroi se në vitin 2030 dyert e BE-së do të hapen. Nëse bëjmë një analizë, nëse duhen dy ose tre vjet për ratifikimin e anëtarësimit, kjo do të thotë se viti 2030 është shumë larg 27 vendeve anëtare. Mua kjo deklaratë e kryetarit të Këshillit, Mishel më bëri më optimist se kurrë, sepse jemi në rrugën e duhur që anëtarësimi është përpara nesh, vetëm duhet të bëjmë përpjekje për të koordinuar aktivitetet tona në vend që të mos e lëshojmë këtë mundësi historike. Për të arritur ratifikimin, ndryshimet kushtetuese duhet të votohen në Kuvend", theksoi Osmani sot në Tetovë, duke iu përgjigjur pyetjes së një gazetari në konferencën për shtyp pas mbajtjes së Konferencës për Barazi gjinore dhe fuqizim të rolit të gruas. sa/

foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR