• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osmani: Arsyet thelbësore për rezistencë ndaj ndryshimeve kushtetuese tashmë janë tejkaluar, kanë mbetur çështjet politike dhe kalkulimet

Osmani: Arsyet thelbësore për rezistencë ndaj ndryshimeve kushtetuese tashmë janë tejkaluar,  kanë mbetur çështjet politike dhe kalkulimet

Shkup, 13 qershor 2023 (MIA) - Ndryshimet kushtetuese janë të nevojshme që të kapet hapi në këtë moment jashtëzakonisht të rëndësishëm historik dhe nuk guxojmë ta humbasin shansin.  Mezi arritëm nga çështjet historike dhe Komisioni Historik si shtyllë të marrëdhënieve me Bullgarinë  të kalojmë në të  drejtat e njeriut - atje ku jemi më të fortë, ndërsa tani dikush kërkon ta bllokojë atë rrugë që të mund të kthehemi përsëri në Komisionin Historik, porositi sot ministri i Punëve të Jashtme  Bujar Osmani.

 "Nuk do të kemi shans dhe mundësi tjetër në dekadat e ardhshme nëse e  humbasim mundësinë siç kemi bërë 20 vjet më parë kur ishim në një paketë me Kroacinë dhe Slloveninë. Atëherë po të kishim marrë rekomandime sot do të ishim anëtarë të Bashkimit Evropian së bashku me Slloveninë dhe Kroacinë. Nëse nuk pranojmë pasojat do të jenë serioze dhe do të izolohemi plotësisht, ndërsa kjo do të  reflektohet në ekonominë dhe standardin e jetesës. Njerëzit do të fillojnë masivisht të ikin nga shteti sepse nuk do të ketë perspektivë. Shqipëria do të fillojë të lëvizë, ne do të mbetemi të izoluar bashkë me Bosnj e Hercegovinën dhe Kosovën", tha Osmani në konferencën e sotme për shtyp në përgjigjen e  pyetjes së gazetarëve.

 Theksoi se pas konferencës për shtyp të mbajtur pas mbledhjes të liderëve u bë e qartë se tashmë  nuk ka parti serioze politike e cila konsideron  se janë problematike ndryshimet kushtetuese. Prandaj, shtoi, mendoj se arsyet thelbësore për rezistencë ndaj ndryshimeve kushtetuese tashmë janë tejkaluar dhe tani kanë mmbetur  vetëm çështjet politike dhe kalkulimet.

 Nënvizoi se dje Delegacioni i BE-së i ka lexuar konkluzionet e Këshillit në të cilat, siç tha se ndryshimet kushtetuese duhet të hyjnë në fuqi para konferencës së dytë ndërqevritare. 

 Theksoi se nëse opozita i mbështet  ndryshimetkushtetuese që do të hyjnë në fuqi deri në konferencën e dytë ndërqeveritare, BDI-ja është e gatshme që në të njëjtën ditë të largohet nga të gjitha pozitat në Qeveri, duke përfshirë në Qeverinë teknike dhe atë të Përzhinës dhe kryeministër për 100 ditë.  

 Ramë dakord, theksoi, se ndryshimet kushtetuese janë në interesin tonë sepse na largojnë nga trajektorja tjetër - Komisioni Historik dhe tani për shkak të egos dhe kalkulimeve partiake duhet të mbajmë peng dy milionë njerëz.

 Në përgjigjen e pyetjes tha se pret shumë vështirësi në zbatimin e iniciativës së shtatë ministrave të punëve të jashtme të BE-së për ndryshimin e mënyrës së votimit në Union në pjesën e politikës së jashtme dhe çështjeve të sigurisë.

 "Që të ndryshohet mënyra e votimit në BE duhet konsensus. Kjo do të thotë që vendet anëtare duhet vetë të heqin dorë nga të drejtat e tyre të votës dhe vetos për të  mundësuar shumicë të cilësuar. Pres  se do të ketë shumë vështirësi në atë rrugë; çptencoi Osmani. 

Theksoi se procesi i integrimit në BE duhet të jetë i dyanshëm dhe shtoi se nuk është e mundur vetëm të reformohet  BE-ja, ndërsa  Ballkani Perëndimor  të lihet pa një të ardhme të parashikueshme evropiane, sepse në këtë mënyrë humbet kredibiliteti dhe rajoni. 

 Në këtë plan, siç shtoi, është më kredibil dhe më real  në raport të implementimit se zbazimit të mënyrës së votimit në BE. ar/

 Foto: MIA

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR