• e martë, 03 shtator 2024

Osimen mbërriti në Stamboll: Tifozët e Gallatasarajit e pritën si mbret

Osimen mbërriti në Stamboll: Tifozët e Gallatasarajit e pritën si mbret

Stamboll, 3 shtator 2024 (MIA) - Nigeriani Viktor Osimen tashmë është bërë i preferuari i ri i tifozëve të Gallatasarijit, ndonëse nuk ka luajtur asnjë sekondë për klubin nga Stambolli, por as formalisht nuk është pjesëtar i kësaj skuadre.

Pavarësisht kësaj, mbështetësit e Gallatës presin shumë prej tij, ndaj pas ardhjes së tij në Turqi e mirëpritën si një yll të vërtetë dhe i bënë të ditur se çfarë presin prej tij.

Ish-sulmuesi i Napolit ishte në prag të një transferimi në Arabinë Saudite, por kur ai transferimdështoi gjatë afatit kalimtar, nigeriani vendosi të pranojë ofertën e skuadrës turke dhe të mbërrijë në Bosfor si lojtar i huazuar.

Drejtuesit e Gallatasarajit ranë dakord të marrin përsipër pagën e lojtarit, e cila është 10 milionë euro, ndërsa nigeriani ka futur një klauzolë në kontratë që mund të largohet nga klubi që në janar nëse merr një ofertë që e kënaq.

Osimen në katër vitet e fundit ka luajtur për klubin italian fitoi titullin kampion në vitin 2023 me "napolitanët" dhe ishte golashënuesi më i mirë në Serie A atë sezon. ls/

Foto: Printskrin 

 

QËNDRONI TË LIDHUR