• e hënë, 23 dhjetor 2024

Osimen është i gatshëm për të pranuar ofertën e PSZH-së

Osimen është i gatshëm për të pranuar ofertën e PSZH-së

Paris, 11 prill 2024 (MIA) - Pari Sen Zhermeni dëshiron sa më shpejtë të fillojë negociatat për nënshkrimin e Viktor Osimenit.

Francezët kanë përgatitur kontratë katërvjeçare për sulmuesin e Napolit. Pas vendimit të Kilian Mbapes për t'u larguar në fund të sezonit, parisienët po shqyrtojnë opsionet për ta zëvendësuar dhe Osimen është në krye të listës.

Ylli nigerian ka klauzolë lirimi prej 130 milionë euro, por PSZH-ja shpreson se ata mund të bien dakord për një marrëveshje me Napolin për një shumë më të ulët.

Për sulmuesin janë të interesuar edhe Arsenali dhe Çellsi.

Osimen është i interesuar për mundësinë që të luajë për gjigantin francez, ku pritet të fitojë 13 milionë euro në sezon. bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR