OSBE: Zgjedhjet parlamentare në Moldavi ishin konkurruese, por të dëmtuara nga ndërhyrja serioze e huaj
- Zgjedhjet parlamentare në Moldavi ishin konkurruese, por të dëmtuara nga rastet serioze të ndërhyrjes së huaj, deklaroi sot shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE-së në vend, Paula Kaardoso, cituar nga mediat britanike.
- Post By Sara Ademi
- 18:40, 29 shtator, 2025
Kishinjev, 29 shtator 2025 (MIA) - Zgjedhjet parlamentare në Moldavi ishin konkurruese, por të dëmtuara nga rastet serioze të ndërhyrjes së huaj, deklaroi sot shefja e misionit të vëzhgimit të OSBE-së në vend, Paula Kardoso, cituar nga mediat britanike.
Ajo si një nga koordinatorët e misionit afatshkurtër për vëzhgimin e zgjedhjeve të OSBE-së në Moldavi, tha se vendimi i autoriteteve të Moldavisë të përjashtojnë dy parti politike nga pjesëmarrja në zgjedhje vetëm disa ditë para votimit minon "sigurinë juridike të statusit të rivalëve dhe kufizon të drejtën e tyre në mbrojtje efikase". sa/
foto: MIA