• e mërkurë, 26 qershor 2024

Orkestra Nacionale e Xhazit do ta mbajë koncertin e parë

Orkestra Nacionale e Xhazit do ta mbajë koncertin e parë

Shkup, 23 janar 2024 (MIA) - Orkestra Nacionale e Xhazit sonte në orën 20 do ta mbajë koncertin e saj të parë në hapësirat e Operës dhe Baletit Nacional. 

Me këtë koncert, siç bëri të ditur Orkestra Nacionale e Xhazit, i cili do të përfaqësojë një lloj simbioze të krijimitarisë big bend të autorëve të shquar të xhazit nga vendi nga më shumë gjenerata, solemnisht do të shënohet fillimi i sezonit të koncerteve të Orkestrës. 

Për muajt në vijim, institucioni i ri nacional përgatit repertuar të zgjedhur me kujdes i cili e ndjek trendet aktuale në muzikën xhaz, por përfshin edhe shfaqje të klasikëve të xhazit nga skena vendore, rajonale dhe botërore e xhazit, si dhe pjesëmarrje të emrave eminentë të muzikës, bëjnë të ditur nga aty. fc/

QËNDRONI TË LIDHUR