• e hënë, 02 shtator 2024

Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës apelon për ndalesë globale të produkteve njëpërdorimëshe plastike

Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës apelon për ndalesë globale të produkteve njëpërdorimëshe plastike

Bern, 15 maj 2023 (MIA) - Organizata botërore për mbrojtjen e natyrës (World Wide Fund) sot u ka bërë thirrje qeverive botërore që t'i mbështesin ndalesa globale dhe eliminimin gradual të produkteve të dëmshme plastike për përdorim të njëfishtë, siç janë takëmi për ushqim, cigaret elektronike, mikroplastika në kozmezikë dhe ngjashëm.

Siç theksohet në komunikatë, ky apel vjen para negociatave për marrëveshjen e Kombeve të Bashkuara për ndotjen me plastikë, që do të mbahet në Paris nga 29 maji deri më 2 qershor.

Organizata Botërore për mbrojtjen e natyrës ka porositur një seri raportesh të reja, të publikuara sot, që identifikojnë produktet plastike më të dëmshme që ndotin mjedisin dhe propozojnë masa globale të kontrollit të nevojshëm për eliminimin, reduktimin ose menaxhimin e sigurt të këtyre artikujve.

Organizata angazhihet që këto masa të përfshihen në tekstin e marrëveshjes që do të publikohet përpara raundit tjetër të negociatave në dhjetor të vitit 2023. mb/

QËNDRONI TË LIDHUR