Orce Gjorgjievski udhëheq në Qytetin e Shkupit, Dejan Mitevski në Aerodrom, Sotir Lukrovski në Karposh, Goran Gerasimovski në Qendër dhe Kurto Dudush në Shuto Orizare
- Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, nga 90 për qind e votave të përpunuara në raundin e dytë për kryetarë komunash në dy nga katër komunat e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit, kryesojnë kandidatët e VMRO-DPMNE-së: në Aerodrom kryeson Dejan Mitevski, në Karposh Sotir Lukrovski dhe në Qytetin e Shkupit Orce Gjorgjievski. Në Qendër kryeson kandidati i LSDM-së dhe koalicionit Goran Gerasimovski, ndërsa në Shuto Orizare kandidati i Unionit të romëve dhe kryetari aktual i komunës, Kurto Dudush.
- Post By Fami Bajrami
- 21:53, 2 nëntor, 2025
Shkup, 2 nëntor 2025 (MIA) – Sipas rezultateve fillestare të KSHZ-së, nga 90 për qind e votave të përpunuara në raundin e dytë për kryetarë komunash në dy nga katër komunat e Shkupit dhe Qytetin e Shkupit, kryesojnë kandidatët e VMRO-DPMNE-së: në Aerodrom kryeson Dejan Mitevski, në Karposh Sotir Lukrovski dhe në Qytetin e Shkupit Orce Gjorgjievski. Në Qendër kryeson kandidati i LSDM-së dhe koalicionit Goran Gerasimovski, ndërsa në Shuto Orizare kandidati i Unionit të romëve dhe kryetari aktual i komunës, Kurto Dudush.
Nga 96.02 për qind e votave të përpunuara për raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar të komunës në Qytetin e Shkupit, sipas të dhënave të publikuara në ueb faqen e KSHZ-së, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit Orce Gjorgievski ka 91.703 vota ose 57.60 për qind të numrit të përgjithshëm të votave, derisa kandidati i partisë E Majta, Amar Mecinoviq me 57.735 vota ose 36.26 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Dalja në raundin e dytë të zgjedhjeve për kryetar komune në Qytetin e Shkupit është 34.96 për qind. Nga një total prej 474.304 votuesish të regjistruar në listën zgjedhore, votuan 159.218 qytetarë.
Në raundin e parë për kryetar të Shkupit, votuan 232.581 qytetarë ose 49,04% e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në listën e votuesve. Gjorgjievski në raundin e parë fitoi 91.663 vota ose 39.41 për qind të votave, ndërsa kandidati nga E Majta, Mecinoviq fitoi 30.665 vota ose 13.18 për qind të totalit të votave.
Në Komunën e Aerodromit nga 97.73% të votave të përpunuara në raundin e dytë, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit dhe kryetari aktual i komunës, Dejan Miteski kryeson me 17.622 vota ose 58.47% të numrit të përgjithshëm të votave.
Në Komunën e Karposhit nga 91.41 për qind të votave të numëruara, kandidati i VMRO-DPMNE-së dhe koalicionit, Sotir Lukrovski kryeson me 12.468 vota ose 47,52% të totalit të votave.
Në Komunën Qendër nga 88,90 për qind e votave të përpunuara në raundin e dytë, kandidati i LSDM-së dhe koalicionit dhe kryetari aktual i komunës, Goran Gerasimovski kryeson me 9.877 vota ose 52,82% të totalit të votave.
Kandidati nga Lëvizja ZNAM, Miroslav Labudoviq ka 7.170 vota ose 38.34 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Në Komunën e Shuto Orizares, nga 85.20% të votave të numëruara në raundin e dytë, kandidati i Unionit të Romëve dhe kryetari aktual i komunës Kurto Dudush kryeson me 3.223 vota ose 51.00 për qind të numrit të përgjithshëm të votave.
Kandidati i VMRO-DPMNE dhe koalicionit Erxhan Demir ka 2.811 vota ose 44.48 për qind të votave.
Foto: printskrin