Orban: Ukraina ende nuk i plotëson kriteret për hyrje në BE
- Kryeministri hungarez Viktor Orban sot arriti në samitin e BE-së me vendim për të penguar çdo përpjekje të kolegëve liderë për të filluar negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE.
- Post By Fami Bajrami
- 10:43, 14 dhjetor, 2023

Budapest, 14 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot arriti në samitin e BE-së me vendim për të penguar çdo përpjekje të kolegëve liderë për të filluar negociatat e anëtarësimit të Ukrainës në BE.
Orban u tha gazetarëve se Ukraina ende nuk i përmbush kriteret "bazuar në merita" për hyrje në BE dhe se për këtë çështje as që duhet të diskutohet.
"Ne nuk do të largohemi nga kjo", ka thënë ai. si/
Foto: arkivi i MIA-s