• e premte, 05 dhjetor 2025

Orban paralajmëroi për pasojat pas deklaratës së Zelenskit për sulmet ndaj naftësjellësit rus "Druzhba"

Orban paralajmëroi për pasojat pas deklaratës së Zelenskit për sulmet ndaj naftësjellësit rus

Budapest, 26 gusht 2025 (MIA) - Kryeministri ukrainas, Viktor orban sot paralajmëroi për pasoja afatgjata pas dekalratës së presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski për sulmet e forcave të Kievit ndaj naftësjellësit rus "Druzhba", përmes të cilit Ukraina furnizohet me energjensë.

"Zelenski në mënyrë të hapur e kërcënoi Hungarinë. Ai pranoi se e granatojnë naftësjellësin 'Druzhba' sepse nuk e mbështesim anëtarësimin e tyre në BE. Që këtej pason se hunbgarezët kanë sjellë vendim të gabuar. Fjalët e Zelenskit do të kenë pasoja afatgjate", porositi Orban në faqen e tij në Fejsbuk.

Gjatë konferencës për shtyp të së dielës, presidenti Zelenski tha se ekzistimi i "Druzhba"-s, e cila dërgon naftë ruse në Hungari dhe Sllovaki, varet nga qëndrimi i Hungarisë për inkuadrimin e Ukrainës në Bashkimin Evropian.

"Çdoherë e kemi mbështetur miqësinë mes Ukrainës dhe Hungarisë. Ekzistimi i 'Druzhba'-s varet nga qëndrimi i Hungarisë", tha Zelenski.

Prej fillimit të gushtit, Budapesti paraqiti tre sulme ndaj naftësjellësit nga ana e forcave të armatosura ukrainase ndaj "Druzhba"-s, më 13, 18 dhe 22 gusht. Dy javët e fundit pati ndërprerje të dërgesave të naftës, si rezultat i së cilës Hungaria dhe Sllovakia mbetën pesë ditë pa rezerva, transmetuan mediumet ruse. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR