Orban kërkon nga BE-ja që ta bindë Ukrainën të rinovojë transitin e gazit rus në Evropë
- Hungaria kërkon nga Bashkimi Evropian që ta bindë Ukrainën që të rinovojë transitin e gazit nga Rusia në Evropë, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban.
- Post By Fami Bajrami
- 09:25, 24 janar, 2025

Budapest, 24 janar 2025 (MIA) - Hungaria kërkon nga Bashkimi Evropian që ta bindë Ukrainën që të rinovojë transitin e gazit nga Rusia në Evropë, deklaroi kryeministri hungarez Viktor Orban.
Kërkesa e tij vjen pasi BE-ja paralajmëroi zgjerimin e sanksioneve kundër Rusisë javën e ardhshme.
Budapesti ende nuk ka vendosur nëse do ta mbështesë zgjerimin e sanksioneve të BE-së kundër Moskës që duhet të ndodhë në fund të muajit.
Foto: EPA