• e mërkurë, 22 janar 2025

Orban: Inaugurimi i Trampit "fillon epokë të re për Perëndimin"

Orban: Inaugurimi i Trampit

Budapest, 17 janar 2025 (MIA) - Të martën në mëngjes, kur presidenti i ri i zgjedhur Donald Tramp do ta marrë funksionin, për Perëndimin do të lindë epokë e re dhe do t'u vijë fundi "katër viteve të hidhura, të komplikuara, të sëmura dhe të mbushura me dështim" të administratës demokratike në Shtëpinë e Bardhë, deklaroi kryeministri hungarez, Viktor Orban, lajmëruan mediumet hungareze.

Orban në radion kombëtare Lajosh Koshut deklaroi se administrata e Partisë demorkatike "filloi keq" sepse "në fund ata ia vodhën funksionin e presidentit Donald Trampit".

"Sikur të mos mashtronin në vitin 2020, Donald Tramp do të mbetej president dhe atëherë lufta mes Ukrainës dhe RUsisë nuk do të fillonte", tha ai.

Kryeminsitri tha se administratat demokratike janë "çdoherë të ndryshme" nga ato republikanet, duke cekur se Partia republikane "qëndron në bazë kombëtare", përderisa Partia demokratike "është globaliste" e cila i zbaton interesat e vet përmes organizatave globale "si rrjeti i Xhorxh Sorosit".

Orban tha se demokratët në SHBA i vendosin interesat e veta ekonomike para atyre politike dhe "kanë qëllime të fuqishme për ta përmirësuar botën".

"Atëherë bota është e vërshuar me emigrantë dhe kjo çon drejt kaosit, lirohet njëideologji e çmendur gjinore dhe ata (demokratët në SHBA) nuk hamenden të shfrytëzojnë luftëra për t'i arritur qëllimet e veta, siç bënë me luftën ruso-ukrainase", shtoi ai. ab/

foto: МIА arkivi

QËNDRONI TË LIDHUR