• e shtunë, 21 dhjetor 2024

Orban: E pranova ftesën e Zelenskit për takim bilateral

Orban: E pranova ftesën e Zelenskit për takim bilateral

Budapest, 21 dhjetor 2023 (MIA) - Kryeministri hungarez Viktor Orban sot në Budapest tha se paradokohe e ka pranuar ftesën e presidentit ukrainas, Volodimir Zelenski për takim, por data ende nuk është përcaktuar.

Ky do të ishte takimi i tyre i parë që nga fillimi i sulmit rus në Ukrainë.

Në konferencën vjetore për shtyp, Orban tha se pajtohet me propozimin e Zelenskit për takim, të parashtruar më 10 dhjetor në ceremoninë e betimit të presidentit të ri të Argjentinës, Havier Milaj.

“(Zelenski) tha se duhet të negociojmë, ndërsa unë thash se do të jem në dispozicion. Duhet vetëm të sqarojmë një çështje: për çfarë", tha Orban, duke shtuar se lideri ukrainas kishte kërkuar një diskutim rreth dëshirës së vendit të tij për t'u inkuadruar në Bashkimin Evropian.

Marrëdhëniet midis Orbanit dhe Zelenskit janë tensionuar për shkak se Hungaria ka bllokuar vazhdimisht BE-në për dhënien e ndihmës financiare për Ukrainën dhe ka refuzuar ta furnizojë atë me armë. Orban ka kundërshtuar gjithashtu hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE të Ukrainës dhe është një nga liderët e paktë të BE-së që zyrtarisht nuk kanë vizituar Kievin, derisa Ukraina po lufton kundër pushtimit rus.

Në samitin e BE-së javën e kaluar, Orban vendosi veto ndaj miratimit të paketës së ndihmës prej 50 miliardë eurosh për Kievin. Paraprakisht, ai lehtësoi hapjen e negociatave me Ukrainën, duke u larguar nga dhoma kur merrej vendimi, me sugjerim të kancelarit gjerman Olaf Sholc. Për miratimin e vendimeve në BE nevojitet pëlqimi i të gjithë anëtarëve, por rregullat parashikojnë që kjo kërkesë të konsiderohet e përmbushur edhe në rastin kur mungon një lider.

Orban sot deklaroi se qeveria e tij mbetet kundër fushëveprimit dhe kornizës të propozuar kohore për financimin e Ukrainës, gjë që tregon se ai do të mbajë këtë pozicion në samitin e ardhshëm të BE-së në shkurt. si/bsh/

Foto: Arkiv

QËNDRONI TË LIDHUR