• e hënë, 17 mars 2025

Ora e përbashkët për nder të viktimave nga studentët e USHCM-së me rastin e tragjedisë në Koçan

Ora e përbashkët për nder të viktimave nga studentët e USHCM-së me rastin e tragjedisë në Koçan

Shkup, 17 mars 2025 (MIA) - Studentët e USHCM-së sot në ora 12:00 në Pllajën e Universitetit do të mbajnë orë të përbashkët të organizuar në formë të nderimit për viktimat të cilët pësuan në ngjarjen fatkeqe në diskotekën e Koçanit.

Ashtu siç kumtojnë nga Parlamenti Studentor Universitar pranë USHCM-së, me kohëzgjatje prej një ore, do të shprehin ngushëllime për viktimat dhe mbështetje për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Në Pllajën do të ketë hapësirë ku studentët do të mund të ndezin qirinj, të shprehin pikëllimin e tyrë në librin e zisë dhe të vendosin lule.

Mësimi i përbashkët dhe tubimi i studentëve, paralajmëruan, do të vazhdojnë deri më 21 mars 2025, çdo ditë, duke filluar nga ora 12:00, në kampuset e USHCM-së. rq/

Foto: Parlamenti Studentor Universitar pranë USHCM-së

 

 

 

QËNDRONI TË LIDHUR