• e hënë, 23 dhjetor 2024

Opozita vlerëson se programi i qeverisë së re është larg premtimeve të bëra

Opozita vlerëson se programi i qeverisë së re është larg premtimeve të bëra

Shkup, 22 qershor 2024 (MIA) - Nuk mund të parashikohet se qeveria e re e udhëhequr nga VMRO-DPMNE do të realizojë gjithçka që premton dhe parashikon, vlerëson opozita pas fjalimit të sotëm të mandatarit Hristijan Mickoski.

"Shumë nga premtimet që u janë bërë qytetarëve, shumë nga çështjet që kanë qenë të hapura dhe për të cilat keni arritur të merrni mbështetjen e qytetarëve në mënyrë manipulative, sot nuk i kemi në Programin e Punës së Qeverisë. Prioriteti i parë bazë që ju thoni se ne të gjithë duhet të jemi pjesë e procesit dhe se askush nga ne, apo si individ, nuk duhet të ketë të drejtë ekskluzive në lidhje me prioritetet tona strategjike, por duhet të punojmë së bashku, dhe kjo është anëtarësimi ynë në BE, është një koncept krejtësisht i ndryshëm nga ai që ju mbrojtët gjatë opozitës në tetë vitet e fundit dhe në kohën para zgjedhjeve, dhe kjo i referohet respektimit të marrëveshjeve ndërkombëtare, Marrëveshjes së Prespës, Marrëveshjes me Bullgarinë, Kornizës Negociatore për Anëtarësimi në BE, tha koordinatori i grupit parlamentar të LSDM-së", Oliver Spasovski.

Ai shtoi se priste hapa shumë më konkretë në Program për të gjitha këto çështje.

"Jam dakord edhe LSDM-ja dhe Koalicioni do të jenë këtu për të gjitha çështjet strategjike që mendoni se duhet t'i diskutojmë. Por fakti është se ne nuk kemi asnjë fjalë për Marrëveshjen e Prespës, për marrëveshjen me Bullgarinë, nuk ka asnjë plan të detajuar se si do ta ndryshoni Kornizën Negociatore që thatë se nuk do ta pranoni dhe se do ta ndryshonit. Këto ditë shihet edhe ndryshimi i qëndrimit personal në lidhje me Marrëveshjen e Prespës, se nuk do të përdorni emrin kushtetues, sot njoftuat se do ta bëni dhe nëse ky është koncepti i ri, është e ndershme dhe e drejtë të thuhet para qytetarëve dhe ju si mandatar i Qeverisë po thoni sot se do ta respektoni emrin kushtetues dhe Marrëveshjen e Prespës", tha Spasovski.

Ai vuri në dukje se nuk ka afate specifike për projektet e listuara në Program, nuk ka strukturë financiare se si do të realizohen dhe as për huamarrjen prej një miliardë.

Spasovski po ashtu shtoi se ka çështje që avokohen si arritje të mëdha në të ardhmen, dhe të cilat, siç thotë, tashmë funksionojnë në vend, duke përmendur si shembull sistemin e video-mbikëqyrjes në pikat kufitare.

"Gjithçka që jepet si premtim dhe që i paraqitet si propozim Kuvendit dhe opinionit është larg nga premtimet dhe pritjet që ju i keni dhënë qytetarëve para zgjedhjeve dhe në periudhën zgjedhore", nënvizoi Spasovski.

Në pjesën e potencialit kadrovik, ai theksoi se nuk ka surpriza të rëndësishme për qytetarët, sepse thotë se personeli është një lloj vazhdimësie e politikave të viteve 90-të dhe nga periudha 2006-2017, dhe sepse beson se ai potencial kadrovik nuk do të japë ato rezultate që presin qytetarët.

Deputeti nga radhët e VMRO-DPMNE-së, Gjorgia Sajkovski, në prezantimin e tij theksoi se qeverisja e kaluar ka lënë pasoja katastrofike në arsim, shëndetësi dhe infrastrukturë dhe për këtë është përgjegjës shteti.

Sipas tij, deputetët e shumicës dhe ministrat e ardhshëm kanë mundësi të tregojnë se çfarë mund të bëhet dhe ta ndryshojnë atë imazh.

Gjatë replikave, deputetët e shumicës dhe opozitës hodhën akuza ndaj njëri-tjetrit. LSDM-ja opozitare theksoi se në këto zgjedhje VMRO-DPMNE bëri mashtrimin më të madh zgjedhor dhe i gënjeu qytetarët se detyra e tyre e parë do të ishte ndryshimi i Marrëveshjes së Prespës dhe kthimi i emrit të shtetit. VMRO-DPMNE u përgjigj se qeveria e kaluar jo vetëm që nuk bëri asgjë, por u bë edhe mbrojtëse e krimit dhe korrupsionit në vend.

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, iu referua një neni të Rregullores së Punës dhe u bëri thirrje deputetëve që t'i kushtojnë vëmendje të veçantë reputacionit të deputetit dhe Kuvendit. sa/

Foto: MIA

QËNDRONI TË LIDHUR