• e hënë, 23 dhjetor 2024

Opozita shqiptare kërkon Mitreski sa më parë të thërrasë mbledhje plenare për zgjedhje të anëtarit të ri të KSHZ-së

Opozita shqiptare kërkon Mitreski sa më parë të thërrasë mbledhje plenare për zgjedhje të anëtarit të ri të KSHZ-së

Shkup, 15 shkurt 2024 (MIA) - Koalicioni opozitar shqiptar Lidhja evropiane për ndryshim (LEN) sot kërkoi që kryetari i Kuvendit, Jovan Mitreski sa më aprë të thërrasë mbledhje plenare për zgjehdje të anëtarit të ri të Komisionit shtetëror zgjedhor (KSHZ). Anëtarët e Komisionit kuvendor për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve në mbledhjene  sotme me 10 vota "për", asnjë "i përmbajtur", dhanë mbështetje që Abdush Demiri, i cili është propozim i koalicionit opozitar shqiptar LEN të jetë anëtar i ri i Komisionit shtetëror zgjedhor.

Deputetja e koalicionit opozitar shqiptar, Safije Sadiki Shaini në konferencën e sotme për shtyp kërkoi nga të gjithë grupet e deputetëve ta mbështesin kandidatin e tyre për anëtar të KSHZ-së.

"Për momentin, pozita ka katër anëtarë në KSHZ, opozita maqedonase ka dy anëtarë, përderisa vendi i zbrazët në KSHZ, në pajtim me ligjin për Kodin zgjedhor neni 2 paragrafi 9 dhe 10 u takon partive të cilët dolën në zgjedhjet e fundit. Përfundimisht, vijmë deri te ky moment kur zbatohet ligji dhe vendi i zbarzur në KSHZ plotësohet me anëtar të opozitës shqiptare. Për ne dhe për qytetarët është shumë me rëndësi të kompletohet KSHZ dhe në raport me këtë të kemi zgjedhje të drejta dhe demorkatike. Kërkojmë nga kryetari i Kuvendit sa më parë të thërrasë mbledhje plenare dhe ta vendosë zgjedhjen e anëtarit të KSHZ-së si pikë në rendin e ditës", tha Shaini.

Në pyetjen e gazetarëve nëse kanë siguruar shumicë prej dy të tretave sa nevojiten për t'u votuar kandidati i tyre, Shaini theksoi se nuk duhet të sillet në pikëpyetje votimi rreth kësaj pike. Potencoi se ata çdoherë kanë votuar për anëtarët e partive të tjera dhe theksoi se edhe tani ashtu duhet të veprojnë partitë e tjera ndaj kandidatit të tyre.

"Ne as që duhet ta mendojmë atë, as të sillet në pikëpyetje votimi i kësaj pike. Kjo pikë duhet të votohet. KSHZ çdoherë duhet të kompletohet dhe të kemi zgjedhje të drejta dhe demokratike. Parimi çdoherë ishte i tillë, që për kandidat të çdo partie LSDM, VMRO-DPMNE, BDI, të gjithë ne kemi votuar për anëtarët e tyre. Tani edhe për nes duhet të jetë ashtu", tha ajo.

Siç informuan nga Kabienti i kryetarit të Kuvendit, pritet në koordinim të rregullt të së hënës me koordinuesit e grupeve të deputetëve të dakordohet se në cilën mbledhje do të vendoset kjo pikë.

Për zgjedhje të Abdush Demirit për anëtar të ri të KSHZ-së nevojiten të votojnë së paku 80 deputetë, përkatësosht nevojitet shumicë prej dy të tretave.

Në "garën" për anëtar të KSHZ-së ishte edhe kandidati Zulfi Adili i propozuar nga Partia demorkatike evropiane e Arianit Hoxhës, i cili dje u tërhoq për shkak të emërimit të tij për drejtor të Agjencisë për investime të huaja.

Pas emërimit të Krenar Llogës për ministër të Drejtësisë një vend në KSHZ mbeti i zbrazur. ab/

Foto: МIА Аrkivi

QËNDRONI TË LIDHUR