• e hënë, 08 korrik 2024

Onana do të kthehet në Mançester Junajted më 1 shkurt

Onana do të kthehet në Mançester Junajted më 1 shkurt

Mançester, 29 janar 2024 (MIA) - Trajneri i Mançester Junajtedit, Erik ten Hag, kumtoi sot se portieri Andre Onana ku të kthehet në ekip të enjten më 1 shkurt.

Futbollisti ka marrë pjesë në Kupën e Afrikës si pjesë e kombëtares së Kamerunit. Kamerunasit u eliminuan në 1/8 e finales duke humbur nga Nigeria (0:2).

"Andrej do të jetë me ne të enjten. Tani më në fund mund të zgjedh skuadër me lojtarët tanë më të fortë", tha Ten Hag për faqen zyrtare të klubit nga "Old Traford".

Në Kupën afrikane, Onana mbrojti vetëm në një ndeshje- kundër Senegalit (1:3) në fazën e grupeve të turneut. rq/

Foto: EPA

 

QËNDRONI TË LIDHUR