Omeragiqi zyrtarisht kandidat për kryetar të FFM-së
- Omeragiqi është kandidati i vetëm për të zëvendësuar Muhamed Sejdinin i cili më 17 nëntor bëri të ditur se largohet nga kreu i FFM-së.
- Post By Fami Bajrami
- 09:49, 29 nëntor, 2024

Shkup, 29 nëntor 2024 (MIA) - Sindikata komunale e futbollit e Sveti Nikollës në mbledhjen e jashtëzakonshme të mbajtur mbrëmë ka përkrahur kandidaturën e Masar Omeragiqit për kryetar të Federatës së Futbollit të Maqedonisë (FFM).
Kandidatura e 55-vjeçarit Omeragiq është mbështetur njëzëri me 16 vota në mbledhjen në Sveti Nikollë.
Omeragiqi është kandidati i vetëm për të zëvendësuar Muhamed Sejdinin i cili më 17 nëntor bëri të ditur se largohet nga kreu i FFM-së.
Mbështetja publike që Omeragiqi të zgjidhet kryetar i ri i FFM-së në periudhën e kaluar ka ardhur nga shumë ish futbollistë të njohur të Maqedonisë si Goran Pandev, Ilija Najdoski, Agim Ibraimi, Goce Sedlloski dhe Gjorgi Hristov.
Kuvendi i jashtëzakonshëm zgjedhor i FFM-së është caktuar për më 22 dhjetor.
FOTO: FFM