• e hënë, 23 dhjetor 2024

OKB: Mbi 100 raste të përdhunimeve të konfirmuara në Ukrainë

OKB: Mbi 100 raste të përdhunimeve të konfirmuara në Ukrainë
Nju-Jork, 16 tetor 2022 (MIA) – Përfaqësuesja e OKB-së Pramila Paten deklaroi se Organizata Kombeve të Bashkuara ka konfirmuar më shumë se 100 raste të sulmeve seksuale në Ukrainë dhe se ky numër nuk është as afër realitetit, pasi që shumë sulme seksuale nuk janë as raportuar. "Kur gratë robërohen për ditë të tëra, djemtë dhe burrat përdhunohen, gjymtohen organet gjenitale, kur kësaj i shton edhe dëshmitë e grave për furnizimin e ushtarëve rusë me viagra, është e qartë se kjo është pjesë e strategjisë ushtarake ruse", deklaroi Pramila Paten, e cila është përfaqësuese e Posaçme e OKB-së për dhunën seksuale në zonat e konfliktit. Viktimat janë kryesisht gra, por, siç tha ajo, ka edhe burra dhe fëmijë. Muajin e kaluar, hetuesit e OKB-së përfunduan në një raport se ushtarët rusë përdhunuan fëmijë – disa prej të cilëve ishin katër vjeç, lajmëron "Biznis Insajder". bs/

QËNDRONI TË LIDHUR