• e hënë, 23 dhjetor 2024

Odat zejtare të Ballkanit Perëndimor nënshkruan deklaratë për bashkëpunim

Odat zejtare të Ballkanit Perëndimor nënshkruan deklaratë për bashkëpunim

Shkup, 17 nëntor 2023 (MIA) - Kryetari i Odës zejtare të Republikës së Maqedonisë së Veriut, Agron Fazlii, në forumin e sotëm me temë "Zejtaria si pjesë e rëndësishme e ekonomisë dhe vizioni i saj për krijim të fuqisë së kualifikaur të punës në Republikën e Maqedonisë së Veriut" nënshkruan Deklaratë për bashkëpunim me kolegët e tyre nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Kroacia dhe Serbia, si dhe Memorandum me Odën zejtare kroate.

Me nënshkrimin e kësaj deklarate, vendet nënshkruese obligohen se do t'i këmbejnë të gjitha informatat për krijim të politikave në procesin reformues, bashkëpunim me autoritetet nacionale dhe lokale, përkatësisht themelim të Odave zejtare në vendet anëtare të Ballkanit Perëndimor dhe transferimin e diturive dhe mbështetje institucionale.

Kryetari i OZRMV-së në fjalimin e tij potencoi se zejtaria po e merr vendin e vet so degë e rëndësishme ekonomike dhe Oda zejtare po bëhet vegël e fuqishme në shoqëri.

Ai informoi se për momentin ka 20 000 zejtarë, anëtarë të Odës zejtare të RMV-së.

Në fjalimin e tij, ai theksoi se Oda me përgjegjësi e prëforcon pozitën e vet në shoqëri, por edhe në rajon përmes zhvillimit të bashkëpunimit të ngushtë me Shqipërinë, Malit të Zi, Serbinë, Kosovën dhe BeH-në dhe së bashku do të punojnë në zgjerimin dhe përmirësimin e kushteve për zhvillim të zejtarisë dhe përkushtimit të respektit, besimit dhe mirëkuptimit të ndërsjelltë,. si dhe kujdesit për interesat e këtyre shteteve.

Drejtoresha ekzekutive e Odës zejtare të RMV-së, Jelena Spasova, theksoi se në kohën e sotme po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme të theksohet rëndësia e zejtarisë, e me atë edhe të mirëmbahet tradita shekullore e zejtarisë sonë dhe të potencohet kontributi të cilin përmes shkathtësive të tyre dhe realizimeve konkrete e kanë ata në sjoqëri dhe ekonomi.

Në ngjarje foli edhe zonja e parë e shtetit tonë, Elizabeta Gjorgjievska, e cila theksoi se zejtaria nuk është vetëm industri, por edhe gur-themel kultiror, narrativë historike e ndërthurur në identetin tonë.

Ajo potencoi se ,bështetja e saj gjatë realizimit të këtij misioni është ngushtë i lidhur me angazhimet për ta njohur dhe festuar kontributin e çmuar të grave zzejtare në mirëmbajtjen e zejeve tradicionale.

Në forum u ndanë tre çmime për zejtarët më të mirë, si dhe mirënjohje për mbështetje ndaj zjetarisë për zonjën e parë, Elizabeta Gjorgjievska, minsitrin e Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, zëvendësministrat e Ekonomisë, Arsimit, Punës dhe Politikës Sociale, drejtorët e Qendrës për arsim për të rritur dhe Qendrës për arsim të mesëm profesional, kryetarit të HOK, Dalibor Kratohvil dhe mbështetësve të tjerë. ab/

Foto: МIА/ Kabineti i presidentit të Republikës së Maqedonisë së Veriut

QËNDRONI TË LIDHUR